Emri: Marrëveshja afër, mungon vetëm telefonata?


Greqia dhe Maqedonia janë në garë me kohën për përfundimin e negociatave për zgjidhjen e kontestit për emrin, me qëllim që të mbërrihet Samiti i BE-së në fund të këtij muaji shkruan gazeta greke ‘Kathimerini’. Gazeta greke shkruan se 95 për qind të negociatave janë kompletuar dhe se mbeten disa detaje të rëndësishme para se […]

Ligji për gjuhët pret zgjedhjet e reja presidenciale?!


Ligji për përdorimin e gjuhëve të bashkësive etnive vazhdon të zvarritet për shkak të refuzimit të presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov për ta dekretuar zgjidhjen e miratuar nga shumica parlamentare, më 14 mars. Bazuar në qëndrimin e fortë të presidentit, nuk përjashtohet mundësia që ligji të mos dekretohet deri në fund të mandatit të tij, […]

Reformat në arsim, Ademi konsulton ekspertët


Akoma nuk është e sigurt nëse reformat në arsimin fillor do të nisin zbatimin e tyre bashkë me fillimin e vitit të ri shkollor 2018-19. Ministri i Arsimit, Arbër Ademi tha për Alsat se ka nisur konsultimet me të gjitha palët e përfshira në reforma për të parë nëse ndryshimet e paralajmëruara janë të përshtatshme […]

Migrimi i trurit, fenomen shqetësues të rinjët nuk shohin pespektivë në vend


Nuk dihen as profilet e të rinjëve , të cilët janë larguar për te gjetur punë në ndonjë nga vendet e Bashkimit Evropian, por në bazë të të dhënave të Bankës Botërore, shkalla e papunësisë në mesin e të rinjve në Maqedoni, është mbi 50 për qind. Sociologu Hasan Jashari, vlerson se problemi I ashtuquajtur […]

Analistët paralajmërojne zgjedhje parakohëshme parlamentare


Analistët politik Petar Arsovski dhe Xhelal Neziri për TVM-2 nuk e përjashtojnë këtë mundësi, dhe madje analizojnë se e zgjidhur ose jo çështjen e emrit, kryeministirt Zaev do t’i nevojitet shumicë e qendrueshme parlamentare për të vazhduar procesin e reformave dhe integrimit të vendit. “Bllokimi eventual i proceseve eurointegruese në kohën e procesit të negociatave […]

Boshnjakovski: Nuk ka ndarje në mes Zaevit dhe Dimitrovit


Qeveria ka hedhur poshtë shkrimet në disa media se ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov ka mospajtime me kryeministrin Zoran Zaev, sa i përket çështjes së emrit. Në një deklaratë për MIA, zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski, ka thënë se nuk ka asnjë ndarje në Qeverinë e Zaevit.“Kryeministri Zoran Zaev, ministri i Punëve të […]

Nuk ka interesim për punësim për studentët më të mirë


Më shumë se tridhjetë studentë të diplomuar që kanë pasur sukses më të lartë në Universitetin “Kirili dhe Metodi” janë shpërbyler me mirënjohje dhe medalje të artë. Bëhet fjalë për studentë që kanë pasur mesatare më së paku 9.00. Aleksandra Zafirova e diplomuar në Fakultetin e Farmacisë në Shkup me mesatare 9.75 për shpërblimin thotë […]

Fitojmë 300 euro, harxhojmë 600!


Të ardhurat mujore mesatare të një punësuari në Maqedoni prej afër 400 euro mezi mjaftojnë për mbulimin e shpenzimeve jetike si banimi apo ushqimi. Këtë e dëshmojnë edhe analizat e sindikalistëve, sipas të cilave, 13.394 denarë nevojiten në muaj që të mbulohen vetëm nevojat themelore për ushqim, ndërsa afër 10 mijë denarë kushtojnë harxhimet e […]

Kërcënohet me jetë Arben Taravari dhe familja e tij, ja emri i kërcënuesit!


Ditën e djeshme unë dhe anëtarë të familjes time jemi kërcënuar me jetë nga Hebib Fejzuli. Ky individ njihet si një person me dosje kriminale nga populli por fatkeqisht të amnestuara nga një parti shqiptaro-destruktive! Ky është njëri nga dy personat që para disa muajsh hyri i armatosur në gjimnazin e Gostivarit dhe sulmoi dy […]

Kaloi 9 qershori për zgjidhjen e emrit, Zaevi në ‘qorrsokak’


Ka kaluar 9 qershori e përcaktuar si datë kur duhej të ndodhte telefonata apo takimi i paralajmëruar midis kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras për finalizimin e negociatave për emrin dhe arritjen e marrëveshjes, informon INA. Në tryezë ishin tre propozime: Maqedonia Veriore, E Epërme apo edhe ajo e Vardarit. Sipas informacioneve të lansuara në […]

“Ministri Dimitrov bllokon procesin, prandaj nuk ndodh telefonata Zaev-Tsipras”


Gazeta greke “Ta Nea” shkruan se në qeverinë e Zaevit ka ndasi, dhe se minsitri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov luan lojë personale. Sipas gazetës, qeveria greke është në pritje të telefonatës nga Zaevi, për të përmbyllur gjithçka dhe për t’u realizuar takimi përfundimtar në Prespë. Mirëpo, ngecja, sipas gazetës, ndodh për shkak se […]

Policia është duke e verifikuar kush e ka kërcënuar gjykatësen Kacarska


Sigurim policor për gjykatësen Dobrila Kacarska është miratuar tashmë dy javë me kërkesë të Gjykatës Penale, konfirmoi sot në konferencë për media ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. “Kemi obligim për të gjithë bartësit e funksioneve publike për të cilët do të ketë kërkesë apo ekziston rrezik sigurie të sigurojmë mbrojtje të integritetit dhe […]

Tetovë, 18-vjeçari ther me thikë babain e tij


Dje në ora 19.55 në SPB Tetovë, nga Qendra Klinike Tetovë është lajmëruar se tek to ka ardhur R.H.(51) nga fshati Llavce, i cili ka qenë i plagosur me thikë në pjesën e majtë të stomakut. Sipas rrëfimit të tij, ai është lënduar nga djali i tij A.H. në shtëpinë e tyre familjare. Për shkak […]

15 qershori, dita e parë e Fitër Bajramit, ditë jo pune për të gjithë


Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon qytetarët se në bazë të Ligjit për Festa, 15 qershori i vitit 2018 ditë e premte, dita e parë e Fitër Bajramit, është ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Fitër Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Ministria e Punës […]

Tragjedi në Kumanovë, duke punuar i bie pllaka e betonit dhe vdes


Një tragjedi sot në mëngjes e ka tronditur Kumanovën. Në rrugën “Nikolla Spasiq”, vdes S.D.(64) nga fshati Tromegje, derisa ka qenë duke punuar në një shtëpi private. Atij i bie pllaka e betonit, transmeton Almakos. “Ai me veturën e Ndihmës së Shpejtë është dërguar në Qendrën Mjekësore në Kumanovë, ndërsa prej aty në Qendrën Emergjente […]

Lirohet nga burgu Toshta, i akuzuar për vrasjen e Selës


I akuzuari për vrasjen e Ziajdin Selës, mbrëmjen e përgjakshme në Kuvend më 27 prill të 2017-tës, Aleksandar Janevski-Toshta, është liruar sot nga burgu. Gjykata ka caktuar masën e arrestit shtëpiak për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetsore. Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkup 1 pranoi ankesën e avokatit të Toshtës, i cili […]

Gjykata merr vendim pro Gashit, Rexhepi: Drejtësia vendosi, BESA u takon besatarëve


Nga Lëvizja BESA krahu i Afrim Gashit kanë komentuar sot vendimin e Gjykatës së Apelit e që sipas tyre Lëvizja BESA  tani është aty ku janë themeluesit, ideatorët, anëtarësia, organet dhe votuesit e BESËS. “Më 23.05.2018 Gjykata e Apelit në 5 faqe elaborim ka marrë vendim që ta anulojë vendimin e shkallës së parë gjyqësore […]