Festa “NATO- BE” ka kushtuar 180 mijë euro


Festa e organizuar nga Qeveria e cila i mbajt të shtunën nëpër 15 qytete të vendit ka kushtuar 179.500 euro. Qeverua sot ka dalë me informatë zyrtare ku është sqaruar se me këto para janë paguar artistët pjesëmarrës si dhe transporti dhe pajisja e personelit teknik, promovimi i ngjarjeve, aktivitetet grafike dhe vizuale dhe promocione, […]

Lajm për duhanxhinjtë në Maqedoni, ndalohen këto pako cigaresh


Pakoja e cigareve duhet të jetë në formë të katrorit me qoshe të drejta ose të thyera, e cila do të duhet të përmbajë më së paku 20 cigare, kjo qëndron në draft-ligjin për më të ri për duhanin, prodhimet e duhanit dhe produktet e përafërta me duhanin. Në treg deri më tani, një pjesë […]

Xanakopulos: Marrëveshja do të kalojë në parlamentin grek


Është e qartë se marrëveshja do të kalojë në Parlamentin grek, në të kundërtën nuk do ta kishim nënshkruar, thotë zëdhënësi i qeverisë greke dhe ministër pa portofol, Dimitiris Xanakopulos, në një intervistë për radion greke Real fm. “Zoti Kamenos dhe Grekët e pavarur dorëzuan propozim lidhur me nevojën për një shumicë më të zgjeruar […]

LSDM: “JO” amnisti krimit të VMRO-së


Ka reaguar edhe LSDM e Zoran Zaevit, duke thënë se qytetarët thonë jo për amnisti të krimit të VMRO-DPMNE-së, qëndron në komunikatën e kësaj partie. “Qytetarët thonë po për anëtarësim në BE dhe NATO, qytetarët thonë po për të ardhmen e Maqedonisë. Për VMRO-DPMNE- në nuk janë të rëndësishme as interesat e qytetarëve, as e […]

Johannes Hahn nesër në Maqedoni, fillon procesin e skriningut për bisedimet me BE-në


Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Johannes Hahn, nesër do të vizitojë Maqedoninë dhe do të nisë procesin e skriningut në vend për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE. Sipas agjendës, Hahn nesër në mëngjes do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev, ndërsa më pas me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi dhe kreun […]

Kurtz: Mbështesim marrëveshjen mes Shkupit dhe Athinës


“Marrëveshja mes Shkupit dhe Athinës tregon se negociatat e vazhdueshme dhe diplomacia sjellin rezultate”, thotë kancelari i Austrisë, Sebastian Kurtz në intervistë për gazetën greke “Kathimerini” dhe e potencon edhe përkrahjen austriake për perspektivën evropiane të vendeve nga Ballkani Perëndimor. Ai thekson se për Austrinë rajoni i Ballkanit Perëndimor është prioritet bazë në politikën e […]

Kuvend, seanca të tre komisioneve kuvendore


 Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë tre komisione. Në rend dite të Komisionit për financim dhe buxhet është Propozim-llogaria përfundimtare e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2018 me raport përfundimtar për revizionin e kryer të harmonizimit për vitin 2017 të buxhetit bazë. Komisioni për transport, lidhje dhe ekologji […]

Fjalë përmbyllëse të mbrojtjes për lëndën “Trust”


Në seancën e sotme gjyqësore për lëndën e PSP-së “Trust”, në të cilën të dyshuar janë biznesmeni Sead Koçan dhe edhe dy persona fizikë dhe tre juridikë, do të jepen fjalët përmbyllëse të mbrojtjes. Prokurorët publikë kërkojnë konfiskimin e pronës në vlerë prej 17 milionë euro nga kompanitë “Transmet” dhe “Sileks Nemetali”, që është përfituar […]

Marshi në Kavadar, Mickoski ka një porosi për Zaevin


Është për të ardhë keq se si ky njeri poshtëron veten dhe bie dita ditës në probleme më te mëdha. Mjaft është me kësi poshtërimesh, lapsi nuk puthet, puthet emri i vendin tënd, ajo që të shkollon, mbikëqyrur, që udhëheq si kryeministër, por nuk është shumë gjatë, e ka porositur lideri i VMRO-së Hristian Mickoski, kryeminstrin Zoran Zaev nga Kavadari ku […]

Kocias: Marrëveshja do të kalojë pa problem në parlamentin grek


Shefi i diplomacisë greke Nikos Koxias shpreh bindje se Marrëveshja nga Prespa pa probleme do të marrë dritë të gjelbër nga deputetët në Parlamentin grek, madje edhe nga disa nga Grekët e Pavarur. Ai në intervistën për gazetën gjermane Frankfurter Algemajne Cajtung tha se marrëveshja me Maqedoninë e Veriut është punë e kryer. “Marrëveshja me […]

Maqedonia mbrëmë festoi ftesën për anëtarësim në NATO


Nën moton “Ecim përpara, Maqedonia në BE dhe NATO”, mbrëmë në 15 qytete anembanë Maqedonisë u festua marrja e ftesës për fillimin e negociatave për anëtarësimin e vendit në NATO, transmeton Almakos. Festimin e qytetarëve e organizoi Qeveria e Republikës së Maqedonisë ku morën pjesë rreth 40 muzikantë nga Maqedonia. Në Parkun e Qytetit të […]

VMRO-DPMNE-ja proteston sot në Kavadar


VMRO-DPMNE  sot do të protestojë qytetin e  Kavadarit, ku do të marrë pjesë edhe lideri i kësaj partie Hristijan Mickoski dhe figura të tjera të rëndësishme të opozitës. Marshi protestues do të fillojë në orën 13:00 dhe do të niset nga udhëkryqi “Sashko Geshkovski” deri tek pllaka përkujtimore në Kavadar dedikuar formimit të Komitetit të […]

Formimi i KSHZ-së dhe referedumi prioritet në periudhën e ardhshme


Formimi i përbërjes së re të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve dhe mbajtja e referendumit janë çështje, në të cilat në periudhën e ardhshme do të fokusohen faktorët politikë në vend. Kryeministri Zoran Zaev dje paralajmëroi se debati lidhur me referendumin dhe të gjitha çështjet e ndërlidhura me të, mes të cilëve edhe formimi i KSHZ-së, […]

Ftesa për në NATO, festë në 15 qytetet të Maqedonisë


Sot në 15 qytete të Maqedonisë do të festohet për shkak të marrjes së ftesës për t’u bërë anëtarja e 30-të e NATO-s. Kështu ka paralajmëruar kryeministri Zoran Zaev, më 12 korrik, se zyrtarisht ka marrë ftesën për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Zaev përpara gazetarëve tha se është ditë historike për Maqedoninë por edhe […]

Gruevski dhe ish-bashkëpunëtorët e tij një muaj do të pushojnë nga seancat gjyqësore


Ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish-bashkëpunëtorët e tij të akuzuar në lëndët e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) një muaj do të pushojnë nga seancat gjyqësore për shkak se prej 15 korrikut deri më 15 gusht zgjat pushimi vjetor i gjykatësve, transmeton Portalb.mk. Gjatë kësaj periudhe do të mbahen gjykime vetëm për lëndet e paraburgimit, gjegjësisht rastet në […]

Tre kumanovarë bëjnë kërdi në Tetovë, ndiqen penalisht nga policia


Sektori për punë të brendshme në Tetovë ka ngritur padi penale kundër S.M.(38) nga Kumanova për shkak të ekzistimit të dyshimeve për rrezikim të përgjithshëm, sulm ndaj personit zyrtar, vjedhje e rëndë dhe dy vepra penale vjedhje dhe kundër S.I.(19) dhe një adoleshent 16 vjeçar, dytë nga Kumanova për shkak të kryerjes së veprës penale […]

Bejli: Maqedonia pas një viti do të jetë anëtare e NATO-s


Ambasadori amerikan Jess Baily, në një intervistë për Alsat M thotë se pas një viti Maqedonia do të bëhet anëtare e plotfuqishme e NATO-s me emrin Maqedonia e Veriut. Ai në intervistën thotë se anëtarësimi i plotë në Aleancën Veriatlantike është në të mirë të tërë Rajonit. Baily thotë se qytetarët në referendumin e vjeshtës […]

‘Pronari i Universitetit FON, Sefer Canovski hap konkurs për Doc.Dr Nikolla Gruevskin’


Pronari i univesitetit FON Sefer Canovski me dozë ironije ka thënë se do të hap një vend pune për profesor në univesitetin e tij, sipas kualifikimeve që posedon doktori i ri i shkencave ekonomike Nikolla Gruevski. “Hapim konkurs për Ass.doc.doktor i shkencave ekonomike në lëndën:Prishja, shkatërimi dhe keqtrajtimi i investimeve kapitale të brendshme. Kandidatët të […]

(VIDEO) Cipras i publikon disa pjesë të bisedës telefonike me Zaevin


Kabineti i kryeministrit të Greqisë, Aleksis Cipras, ka publikuar disa pjesë nga biseda telefonike të cilën e ka bërë me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, në ditën kur është arritur zgjidhja për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, njofton Poratlb.mk. Në video gjithashtu ka edhe inserte nga Prespa, ku është nënshkruar marrëveshja. Nën titullin “Marrëveshja […]