Lista zgjedhore nga nesër në shqyrtim publik


Komisioni Shtetëror Zgjedhor nesër publikon listën zgjedhore. Nga ky institucion njoftojnë se nga dita e nesërme e deri më 23 gusht sa do të zgjasë shqyrtimi publik me çrast të gjithë qytetarët do të mund të parashtrojnë kërkesat apo ankesat e tyre. Këtë do të mund ta bëjnë përmes faqes së internetit ose zyrat e […]

Si arriti MPB-ja t’i arrestojë 7 shtetasit e përfshirë në luftën e Sirisë dhe Irakut?


Arrestimi i shtatë shtetasve të Maqedonisë të përfshirë në luftën në Siri dhe Irak, ka qenë shenjë se edhe kumtesat e Ministrisë për Punë të Brendshme duhet të verifikohen, pasi që mund të jenë lajm i rremë. Kjo sepse ajo që dje u quajt operacion antiterrorist, në fakt është ritadhesim, njofton Portalb.mk. Sido që të jetë situata, […]

(Video) Jakimovski shanë gazetarët: Shkoni në pi.k të nënës


Ish kryetari i komunës së Karposhit Stevçe Jakimovski, u paraqit sot në gjykatë. Gazetarët kërkuan nga Jakimovski të jep një deklaratë të shkurtë për situatën, por ai i’u drejtua atyre me fjalët: Shkoni n’ë pi.k të nënës. Për Stevçe Jakimovskin sot është ngritur padi penale për shkak të keqpërdorimit të pozitës zyrtare. Video: Makfaks  

Po afrohet lirimi i Komandant Sokolit me shokë!?


Avokatja e palës mbrojtëse në rastin “Lagjja e Trimave- Kumanovë”, Artene Ademi Iseini në deklaratën e saj për Portalb pohon se deri tash provat e nxjerra nga ana e gjykatës, a të propozuara nga ana e Prokurorisë assesi nuk e vërtetojnë as përafërsisht veprat ngarkuese “terrorizëm” dhe aq më pak veprën penale “organizatë terroriste”. “Përkundrazi, […]

Mirëmbajtësit e higjienës më të kërkuarit për punësim në Maqedoni


Mirëmbajtësit e higjienës të hapësirave banesore dhe afariste, janë profesioni më i kërkuar për punësim. Në Byronë për punësim në vend sipas informatave të tyre kërkohen 1.363 mirëmbajtës të higjienës. Mes më të kërkuarve janë edhe shitësit për të cilët ka pasur konkurs për 366 punësime, rrobaqepësit e tekstilit 220, kamerierë 193, shoferë taksie 192, […]

Policia Financiare: Jakimovski ka dëmtuar buxhetin e shtetit gjysmë milion euro


Policia financiare ka llogaritur se Stevço Jakimovski e ka dëmtuar buxhetin e shtetit për gjysmë milion euro. “S.J”, në cilësinë e kryetarit të Karposhit, gjatë vitit 2012 dhe 2013 e ka keqpërdorur pozitën zyrtare. Në emër dhe në llogari të buxhetit të komunës, ka zhvilluar dy tenderë edhe pse ka qenë i vetëdijshëm se firma […]

“E Majta” kërkon nga Gjykata Kushtetuese të anulojë vendimin për referendum


Partia “E Majta” ka dorëzuar iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë të vendimit për shpalljen e referendumit, përmes së cilës kërkojnë edhe anulimin e tij. Nga kjo parti thonë se ka disa arsye për shkak të cilave duhet të ndërpriten aktivitetet për organizimin dhe mbajtjen e referendumit. Ata presin që gjykatësit kushtetues të […]

Policia arreston dy shqiptar, një nga Haraçina dhe një nga Sllupçani


Dje në orët e hershme të mëngjesit, në vendkalimin kufitar Tabanoc, policia ka arrestuar 23 vjeçarin Z.J. nga fshati Sllupçan. “Më datë 07.08.2018 në ora 6 e 40 minuta në vendkalimin, gjatë kontrollimit të pasaportës, është konstatuar se personi Z.J. (23) nga fshati Sllupçan, Komuna e Likovës, gjendet në ‘stop listë’ për vuajtjen e dënimit […]

Diaspora ka afat edhe dy javë të paraqitet që të votojë në referendum


Tashmë disa ditë Maqedonia po përballet me realitetin e shpalljes së referendumit i cili duhet të mbahet me datë 30 shtator, në të cilin qytetarët e vendit por edhe ata shtetas që jetojnë dhe veprojnë në diasporë duhet të shprehen “PËR” ose “KUNDËR” në pyetjen: “A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO, me pranimin […]

VMRO-DPMNE: Me arrestimin e Jakimovskit mbulohen skandalet e qeverisë


Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, thekson se arrestimi i ish-kryetarit të Komunës së Karposhit, Stevçe Jakimovski, është urdhër politik dhe se në këtë mënyrë LSDM keqpërdor institucionet shtetërore. Ata gjithashtu thonë se arrestimi i Jakimovskit është bërë me arsye që të frikësohet opinioni dhe të mos kërkohet përgjegjësi për siç thonë, skandalet e përditshme të LSDM-së, […]

Është arrestuar Stevçe Jakimovski, sot del para trupit gjykues


Ish kryetari i Karposhit, Stevço Jakimovski pas bastisjes së mbrëmshme është arrestuar dhe gjendet në njërën nga stacionet e policisë. Sot Jakimoski pritet të dalë para trupit gjykues në procedurë paraprake. Sipas avokatit të Jakimovskit, Viktor Cvetkovski, arrestimi i Jakimoskit është sulm ndaj angazhimit politik të Jakimovskit. Stevço Jakimovski mbrëm rreth orës 23:30 minuta është […]

Anketë: Ja se si do të votojnë qytetarët në referendumin e 30 shtatorit


Në referendumin e 30 shtatorit numri më i madh i qytetarëve do të votojë “për”. Në pyetjen “A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO duke pranuar marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë” pozitiv do të përgjigjeshin 41.5% e qytetarëve, kundër do të votonin 35.1%, 12.4% janë ata që nuk do të votojnë, 9.2% janë të […]

Shqiptarët e Kosovës e Maqedonisë braktisin Durrësin


Nëse para disa vitesh Durrësi u tejmbush me emra biznesesh të qyteteve të Kosovës apo Maqedonisë për të tërhequr pushuesit patriotikë të këtyre zonave, në 2018 duket se kjo taktikë nuk vlen. Shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë e i janë larguar bregdetin Adriatik. Ibrahim Osmani është nga Kosova dhe në Durrës drejton një hotel. “Ka […]

Policia financiare bastisë shtëpinë e Stevçe Jakimovskit


Policia financiare në këto momente është duke kryer bastisje në shtëpinë e ish kryetarit të Komunës së Karposhit, Stevçe Jakimovski, mëson Alsat M. Operacioni policorë është i koordinuar ne kuadër të një faze para hetimore për dyshime të cilët ende nuk janë të ditura për opinionin. Stevce Jakimovski njihet si kryetar i Karposhit, dhe kryetar […]

Oliver Spasovski kërkon shkarkimin e drejtorit të BSP Velkovski


Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, do të sjell propozimin për shkarkimin e drejtorit të Byrosë për Siguri Publike (BSP) Laze Vellkovski, që kur u vërtetua se e bija e Vellkovskit ka udhëtuar me veturë zyrtare të policisë në pushim në Greqi. Hetimi i Repartit të kontrollit të brendshëm dhe standarde profesionale ka vërtetuar […]

ASH: Shqiptarët duan të integrohen në BE dhe NATO si shqiptar dhe jo si maqedonas!


Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka reaguar ndaj veprimtarisë propagandistike njëetnike në vend, që po fshehë dhe injoron vlerat dhe realitetin multietnik. “Vlerat europerendimore dhe perspektiva euro-integruese ka qenë dhe do te ngelet objektiv dhe përcaktim esencial i ASH në veprimin e saj politik. Qeveria e Maqedonisë, në fushatën e saj, po shpërndan afishe she materiale […]

Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi nuk ndahen nga njëri tjetri as dimrit as verës


Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dhe ish zv/kryeministri, Musa Xhaferi vazhdojnë të jenë të pandashëm. Bashkërisht, ata kanë takuar disa miq në fshatin e tyre të lindjes, Zajaz, kurse fotografitë nga ky takim janë postuar në “Facebook”, shkruan Gazeta Lajm. Edhe pse gati tre vite Musa Xhaferi është pa post në ekzekutiv, ai mbetet njeriu […]

KSHZ për referendumin do të shpenzojë 169.770.000 denarë


Komisioni Shtetëror Zgjedhor do të shpenzojë 169 milion denarë apo 2,9 milion euro për zbatimin e referendumit në vjeshtë të këtij viti. Ky buxhet është për 20% më i ulët se ai që kaloi në Kuvend. Kreu i KSHZ-së Oliver Dernovski tha se ky nuk është buxheti definitiv. -KSHZ ka për detyrë të sjellë plan […]

Nikolla Todorov mbetet pa sigurim policor


Ministria e Punëve të Brendshme ka vendosur që të largojë sigurimin policorë për ish-ministrin e Shëndetësisë, Nikolla Todorov. Todorov kishte sigurim policor pasi i shte sulmuar para ndërtesës së ministrisë nga ana e gjyshit të Tamarës, Ljupço Stojanovski, i cili e qëlloi me armë ministrin. Todorov ka pasur sigurim policor për më shumë se një […]