Shkup, arrestohen nëntë emigrantë dhe shoferi 19-vjeçar që i ka transportuar


Nëntë emigrantë dhe shoferi 19-vjeçar nga Shkupi, i cili i ka transportuar me automjet dje në dalje nga autostrada tek Demir Kapia janë ndaluar dhe arrestuar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme. Siç njoftojnë nga MPB, dje në orën 17:55 në autostradën Gjevgjeli-Shkup, në qarkoren në fshatin Miravci, nëpunës policorë kanë vërejtur një automjet […]

Ngjarjet e 27 prillit në Maqedoni, aktakuzë për pesë deputetë


Më 22 gusht, të akuzuarit për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit , përsëri do të ulen në bankën e të akuzuarve. Për këtë lëndë Prokuroria Publike në Maqedoni ka akuzuar 30 persona, mes të cilëve edhe ish-drejtorin e Byrosë për Siguri Publike Mitko Çavkov dhe pesë deputetë të VMRO-DPMNE-së, të cilët aktakuzohen për veprën […]

Një person nga Kumanova ka fshehur marihuanë në një sallon mobiljesh


Kundër një personi 33-vjeçar nga Kumanova I.B., SPB Kumanovë ka ngritur kallëzim penal për shkak të ekzistimit të dyshimit bazik për kryerje të veprës penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotropike dhe prekursorëve”. Siç informoi MPB-ja, më 23 korrik të këtij viti në një sallon mobiljesh në rrugën “Karl […]

KSHZ: Deri më sot janë paraqitur 542 kërkesa për votim nga diaspora


Deri më sot në orën 13:00, gjithsej janë paraqitur 542 kërkesa nga qytetarët për votim në misionet diplomatike dhe konsullore të Republikës së Maqedonisë jashtë vendit të cilat janë dorëzuar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve përmes ueb faqes dijaspora.sec.mk. Në deklaratën e KSHZ-së thuhet se prej tyre 473 aplikime janë pranuar, nëntë janë refuzuar dhe […]

Nesër seanca për shkarkimin e drejtorit të BSP-së


Gabimi është bërë dhe duhet të ketë përgjegjësi. Kështu u shpreh kryeministri Zoran Zaev për Drejtorin e Byrosë për siguri Publike Llazo Vellkovski, për të cilin u vërtetua se ka shfrytëzuar veturën zyrtare të MPB-së për qëllime familjare. Kryeministri gjithashtu tha se qeveria në seancën e nesërme do të rishikojë kërkesën e Ministrit të Brendshëm […]

Ushtria amerikane Krivollak-u poligon për stërvitje të mëdha (VIDEO)


Më shumë se 1.000 ushtarë të Forcave tokësore të SHBA-së në Evropë dhe të ARM-së, vitin e ardhshëm në poligonin e armatës “Krivollak” do të mbajnë stërvitje ushtarake “Goditje vendosëse 2019”, publikoi ueb faqja amerikane “Start and Stripes”. Nga ARM-ja kumtuan se disa nga aspektet më të rëndësishme të stërvitjes do të përfshijnë edhe kualifikim […]

Rasti i Almirit të vogël: A po ndikon pushteti aktual drejtpërdrejtë në drejtësi?!


Detaje të reja për ndikim të mundahëm të drejtëpërdrejtë pushtetit aktual mbi prokurorinë dhe gjyqësorin kanë dalur në shesh, shkruan Fakte. Gazetari nga Kumanova, Adrian Kerimi, ka vazhduar me publikimin e fotografive kompromituese, të cilat tregojnë lidhjet e afërta të vrasësit monstër të Almirit të vogël me struktura të larta shtetërore. Pas publikimit të fotografive […]

Gruevski dhe funksionarët e lartë të VMRO-DPMNE-SË këtë javë ulen në bankën e të akuzuarve


Në Gjykatën Penale në Shkup këtë javë vazhdon gjykimi për lëndën “Titanik” të Prokurorisë Publike Speciale. Seanca të reja gjyqësore për lëndën “Titanik” të PPS-së janë caktuar për më 16 dhe 17 gusht, përderisa në javën e fundit të muajit gusht vazhdojnë edhe gjykimet për lëndët “T.N.T.” dhe “Fortesa dhe Target”. Gjatë pushimit gjyqësor nga […]

17 vjet nga Marrëveshja e Ohrit, rruga për Bruksel, kalon përmes Ohrit


Në suaza të shënimit të 17 vjetorit nga nënshkrimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit, mbahet sot Panel tematik “Rruga deri në Bruksel përmes Ohrit”, në organizim të Sekretariatit për Çështje Evropiane. “Sot, Republika e Maqedonisë është drejtuar drejtë një sfide që është më e rëndësishmja në historinë më të re të saj-sfidë për të kompletuar […]

17-vjet nga masakra e Lubotenit


Më 12 gusht Luboteni do të shënon përvjetorin e 17 të masakrës së vitit 2001, kur forcat policore vranë dhjetë shqiptarë të pafajshëm  dhe ushtruan terror e barbarizm mbi 100 të tjerë. Në atë kohë lufte njësitë policore e ushtarake të Maqedonisë vranë 6-vjeçarin Erxhan Aliun si dhe nëntë banorë të tjerë. Përveç këtyre vrasjeve, forcat policore dhe […]

Thaçi takon Ahmetin, flasin për dialogun Kosovë-Serbi


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot kryetari e Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni, Ali Ahmetin, njofton Klan Kosova.  Në një postim në Facebook, presidenti ka thënë se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO është interes strategjik për Ballkanin. Poashtu, shefi i shtetit ka njoftuar se me Ahmetin kanë biseduar edhe për dialogun Kosovë-Serbi […]

Vullnet Paçuku: Arrestimi i Afrim Ukshinit është absurd


Vullnet Paçuku, i cili është avokat i Afrim Ukshinit, që sot u arrestua në kalimin kufitar në Tabanoc, për TV21 thotë se është i zhgënjyer me këtë arrestim. Paçuku thotë se është absurde dhe papërgjegjësi nga institucionet. “Kështu si ka nisur rasti Sopoti, malltretimet do të vazhdojnë edhe më tej ndaj të akuzuarve. Është e […]

Civil: Personat e vdekur dhe fantomët akoma figurojnë në Listën Zgjedhore


Me rastin e mbajtjes së referendumit më 30 shtator në Maqedoni, për marrëveshjen me Greqinë, deri tek organizata Civil kanë arritur dhjetëra paraqitje për problemet me listën zgjedhore. Nga kjo organizatë thonë se problemet e vjetra me Listën Zgjedhore janë akoma evidente. Sipas tyre, votuesit fantom akoma janë të pranishëm në listë për të votuar. […]

Pritjet e gjata për pasaporta, MPB shton kapacitetet


Fluksi i madh i mërgimtarëve të cilët gjatë qëndrimit në vendlindje kanë aplikuar për marrjen e dokumenteve personale ka shkaktuar tollovi në më shumë qytete. Nga Ministria e Brendshme shprehen se kanë angazhuar ekipe shtesë që do të punojnë edhe gjatë vikendit, me qëllim që të shmangin tollovit dhe tu mundësojnë qytetarëve që me kohë […]

Rriten çmimet e naftës së importuar në Maqedoni


Çmimet importuese të derivateve të naftës në vend në qershor të këtij viti janë më të larta për 0,8 për qind në krahasim me muajin e kaluar dhe për 41,7 për qind në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, tek benzina e motorit ka […]

BDI, Akademi përkujtimore kushtuar Imer Imerit


Të dielën me datë 12.08.2018, në ora 14:00, në Qendrën Informative Kulturore – Shkup, nën organizim të Qendrës Analitike “Abdilaqim Ademi” ndërsa nën patronatin e Kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti do mbahet Akademi përkujtimore kushtuar Imer Imerit, ish- kryetar i Partisë për Prosperitet Demokratik (PPD), njofton Medial.mk. Në këtë Akademi do të […]

Taravari: Mjafton të jesh në pushtet dhe çdo gjë tē lejohet!


Arben Taravari Tash më çdo gjë është e qartë rreth rastit të Almirit. Në fotot është babai i vrasësit Boban Iliç. Mjafton të jesh në pushtet dhe çdo gjë tē lejohet! Сега веќе се е јасно околу случајот на малиот Алмир од Куманово. Во сликите е таткото на Бобан Илиќ. Доволно е да си дел […]

Shtatëmbëdhjetë vite nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit


Sot shënohet 17-vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, me të cilin iu dha fund konfliktit të armatosur të vitit 2001. Bisedimet për paqe filluan në Shkup më pas vazhduan në Ohër. Më 13 gusht 2001 në rezidencën presidenciale në Vodno në Shkup, marrëveshjen e nënshkruan presidenti i atëhershëm i Maqedonisë Boris Trajkovski, ish kryetari […]