Kasami porosi Zaevit: Kërko të tjerë të votojnë për ndryshimet kushtetuese

“Deri tani nuk ka pasur një atmosferë të tillë dhe nëse kështu vazhdon sigurisht që shumica duhet të mendojë për të gjetur edhe më tepër vota”, theksoi Kasami për TV24. Ai ka theksuar se vendimin se a do të përkrahen ndryshimet kushtetuese për emrin do ta sjellë kryesia qendrore e Lëvizjes BESA. Kjo parti ka propozuar për ndryshimin e emërtimit nga 20% në shqiptar dhe kërkesa tjera që duhet të përfshihen në preambulë.