Kanë ndërruar jetë vozitësi dhe udhëtarët në fatkeqësinë e trafikut afër Draçevës


Exulting crowd meets the new president

DraçevësVozitësi dhe katër udhëtarët nga automjeti “reno 5” janë personat e vdekur në fatkeqësinë e komuniakcionit që ndodhi mbrëmë në bulevardin “Boris Trajkovski” para lagjes së Shkupit, Draçevë.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se fatkeqësia ka ndodhur në orën 23:40 ndërmjet automjetit ngarkues “mercedes” me targa të Shkupit, drejtuar nga M.J.(44) nga Shkupi dhe automjetit të udhëtarëve “reno 5” me targa të Shkupit, drejtuar nga J.L.(43) nga Shkupi.

Vozitësi J.P. dhe bashkëudhëtarët në automjetin “reno”, S.N., A.T:(54) nga Shkupi, E.T.(37) nga Shkupi dhe I.A.(40) nga Shkupi kanë vdekur në vendin e ngjarjes.

Vozitësi i kamionit M.J. ka marrë lëndime dhe është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naumi i Ohrit”, ku i është ofruar ndihma mjekësore dhe është mbajtur për mjekim të mëtutjeshëm.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes kanë kryer prokurori publik dhe ekipi i ekspertizës i SPB Shkup.

Me urdhër të prokurorit publik trupat e të vdekurve janë dorëzuar për obduksion.