Kadri Veseli për vizitë në Maqedoni


Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Maqedoni. Gjatë qëndrimit në Shkup, kryeparlamentari Veseli do të pritet nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi. ]
Në takim, të dy homologët do të flasin për marrëdhëniet midis dy vendeve, mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërparlamentar, si dhe aspiratat e përbashkëta euro-atlantike të Kosovës dhe Maqedonisë./Gazeta e Pavarur