Janeva do të japë deklaratë për rastin “Reket” pasi do të kryejë kontroll të provave

Ish prokurorja speciale publike Katica Janeva e cila sot ishte  marrë në pyetje në Prokurorinë Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsin, nuk ka dhënë deklaratë për lëndën “Reket”, Janeva para prokurorëve ka thënë se do të japë deklaratë për këtë rast pasi personalisht do t’i inspektojë provat.

Avokatja e saj Irena Fërçkovska deklaroi se Janeva, e cila sot ishte thirrur në Prokurori si e dyshuar e tretë, ta ta shfrytëzojë të drejtën të kryejë kontroll  të provave dhe pastaj do të japë deklaratë. Paralajmëroi se kontrolli i provave do të kryhet të enjten.

Fërçkovska tha se njoftimi sot nuk u është dhënë, vendimi për hetimin e përfunduar dhe se kjo do të dorëzohet nesër.

“Konsideroj se është shkelur e drejta  me atë se nuk i është mundësuar të japë deklaratë para përfundimit të hetimit”, theksoi Fërçkovska.

Për gjendjen shëndetësore dhe nëse i a.q. fondi i zi në PSP është që të paguhet angazhimi i tyre, avokatja theksoi se sot nuk kanë pasur mundësi t bisedojnë me Janevën.

Marrja në pyetje e Katica Janevës para prokurores Vilma Ruskoska ka tgjatur më pak se një orë, pas çfarë sërish është kthyer në burg ku e vuan masën e paraburgimit.

Kjo është deklarata e dytë e Janevës para PP për rastin “Reket” pasi që më 20 gusht të këtij viti ajo u mor në pyetje në cilësinë e dëshmitares, që ditën e ardhshme të arrestohet nga shtëpia e saj në Shkup, ndërsa Prokuroria publike për krim të organizuar dhe korrupsion të informojë se e përhap hetimin për rastin dhe për Janevën si e dyshuar e tretë të kërkojë 30 ditë paraburgim.

Në prokurori dje është marrë në pyetje i dyshuari i parë për “Reket” Bojan Jovanovski – Boki. Ai ishte në prokurori një orë, por nuk ka dhënë deklaratë para Prokurorisë.

Pas analizës së përgjithshme të dëshmive të grumbulluara materiale dhe verbale, prokurori kompetent nga PSP për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit Vilma Ruskoska, informoi se ka përfunduar procedura për “Reket” dhe se vijon afati prej 15 ditëve për ekspertizë në dëshmitë për personat e dyshuar të parë dhe e drejta e mbrojtjes të propozojë ligj në dobi të të dyshuarve.

Nga prokuroria thanë se dhënia e dëshmive të personave të dyshuar se është veprim procedural, që nënkupton se mbrojtja, gjegjësisht deklaratë mund të jepet edhe në afatin e vërtetuar ligjor kur kryhet ekspertizë në dëshmi.

Gjatë periudhës së kaluar lidhur me këtë rast në Prokurori dëshmuan biznesmeni Siljan Micevski, moderatorja Lila Filipovska dhe deputetët Frosina Remenski dhe Aleksandar Kiracovski, si dhe kryetarja e Kuvendit të Lidhjes ndërkombëtare Agapi Dika dhe biznesmeni Zoran Azmanov.

Rastin “Reket” Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion e hapur në korrik të këtij viti janë, kundër Bojan Jovanovski – Boki 13 dhe Zoran Milevski-Kiçeec, që më vonë hetimi të përhapet edhe kundër Katica Janevës. Që të tre janë në paraburgim.