I riu gjendet i varur në pemë, vuante nga depresioni


Një i ri është gjetur i varur dje, në një peme pranë banesës së tij në fshatin Dardhas të Pogradecit.

Viktima është 28-vjeçari me iniciale I.H. Ai u gjet i pajetë nga familjarët të cilët kanë njoftuar edhe policinë për ngjarjen.

Sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes nga policia lokale, kemi të bëjmë me vetëvrasje. Nga veprimet hetimore, rezulton se I.H. vuante nga depresioni dhe mjekohej për këtë sëmundje. /Albanian Free Press