Haradinaj: Ideja për ndryshim të kufijve është e rrezikshme


Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se nëse energjia e shpenzuar për kufijtë, do të adresohej nga njohjet, atëherë Kosova do të njihej nga pesë shtetet e BE-së që deri tani refuzojnë sovranitetin e Kosovës.

Këto komente kreu i ekzekutivit i bëri pas mbledhjes së Qeverisë, me ç’rast edhe njëherë shprehu qëndrimin kundër korrigjimit të kufijve, ide kjo e presidentit Hashim Thaçi.

“Ideja me lëvizë kufijtë dhe territoret është shqetësuese, jam kundër kësaj edhe nuk mendoj se është zgjidhja për asnjë gjë që na pret përpara. Si mundemi me marr njohje prej këtyre vendeve nëse atë energji që e qojmë me diskutua për kufijtë e kishim orientu kah marrja e njohjeve ndoshta Greqia, Rumania, Sllovakia, na kishin njohur deri tani”, tha Haradinaj.

Sa i përket krijimit të ushtrisë, Haradinaj tha se janë në kontakt me NATO-n, mirëpo vendimi për ushtrinë është nacional./Gazeta e Pavarur