EVN Maqedoni zgjidhet Furnizues universal me energji elektrike


Konsorciumi i përbërë prej EVN Maqedoni dhe EVN elektrodistribuim është zgjedhur si ofruesi më i mirë në ankandin elektronik për përzgjedhjen e furnizuesit universal me energji elektrike që u mbajt sot në mëngjes.

Siç informoi kryetari i Komisionit për zbatimin e procedurës për përzgjedhjen e furnizuesit universal, akademiku Gligor Kanevçe, në ankand krahas konsorciumit mori pjesë edhe ELEM trejd SHPKNJP Shkup, ndërsa ofruesi EVN e ofroi diferencën më të ulët, gjegjësisht përqindjen e margjinës përfituese prej 11,5 për qind.

“Komisioni zyrtarisht Qeverisë do t’i dorëzojë raport për procedurën e zbatuar me propozim vendim për zgjedhjen e ofertës më të volitshme dhe shpresojmë se në seancën e parë të radhës do të sillet vendimi për përzgjedhje, me ç’rast ofruesi më i volitshëm do të ftohet të kontraktojë marrëveshje për furnizuesin universal me energji elektrike”, tha Kanevçe.

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev theksoi se sot përfundimisht bëhet realitet ajo që ishte ide e Qeverisë përkthyer përmes Ligjit për energjetikë i cili u miratua në maj të vitit 2018.

“U dëshmua se Qeveria pati njohuri dhe kapacitete t’i kënaqë direktivat e BE-së në pjesën e rregullimit të tregut të lirë të energjisë elektrike, ndërsa me vendosjen e furnizuesit universal t’i mbrojë qytetarët prej goditjeve të çmimeve dhe t’u garantojë çmim të volitshëm”, tha Angjushev.

Theksoi se me furnizuesin universal si mekanizëm mbrohet interesimi i qytetarëve dhe sigurohet energjia elektrike vendore e prodhuar që të arrijë deri tek ta me çmime dhe kushte më të volitshme dhe në këtë mënyrë të mbrohen prej goditjeve të çmimeve.

“Me këtë çmim të liberalizimit përfundon një kapitull dhe nga njëra anë mbrohen qytetarët, por nga ana tjetër liberalizohet tregu për kompanitë e vogla të cilat tani kanë qasje në tregun e lirë dhe duhet të presin çmim më të ulët të energjisë elektrike prej atij që e kishin deri më tani”, theksoi Angjushev.

Në pyetjen e gazetarëve zëvendëskryeministri potencoi se deri më tani mënyra e përllogaritjes së diferencës së EVN-së në njëfarë mënyre ishte monopoliste, pasi Komisioni Rregullator për Energjetikë i pranoi të gjitha shpenzimet për punën operative të kompanisë dhe jepte margjinë ndaj këtyre shpenzimeve.

“Tani mekanizmi i përllogaritjes është i ndryshëm dhe në çmimin bazë merret vetëm çmimi i energjisë elektrike të cilin furnizuesi universal duhet ta blejë në procedurën e tenderit, ndërsa mbi këtë margjina është prej 11,5 për qind në të cilat hyjnë të gjitha shpenzimet operative si edhe margjina e tyre e cila do t’u mbetet pas shlyerjes së shpenzimeve”, sqaroi Angjushev dhe shtoi se më nuk do të ketë njohje edhe të shpenzimeve joreale sikurse deri më tani.

Saktësoi se SHA ELEM, në pajtim me Ligjin për energjetikë, merr përsipër të sigurojë 80 për qind të nevojave të furnizuesit universal, ndërsa 20 për qind e tjera do të duhet t’i blejë në tregun e lirë. Kjo, do të hyjë në çmimin që do ta paguajnë konsumatorët.

Theksoi se pret që të mos ketë rritje të çmimit të energjisë edhe pas 1 korrikut kur Komisioni Rregullator për energjetikë duhet ta përcaktojë çmimin e ri të energjisë elektrike që do të vlejë për furnizuesin universal.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi theksoi se EVN ofroi diferencë prej 11,5 për qind me çka u zvogëlua diferenca fillestare prej 14,4 për të filluar ankandi që cili u ofrua prej ofruesit të njëjtë.

“Me dy ofruesit e ankandit publik Qeveria tregoi se në mënyrë konkrete i zgjidh të gjitha çështjet”, tha Bekteshi dhe shtoi se në pesë vitet e ardhshme EVN duhet të jenë ofrues universal me energji elektrike.