Është caktuar seancë për lëndën “TNT”


Për më 24 janar është caktuar seanca e parë për rastin “TNT” e Prokurorisë Publike Speciale, në të cilën të dyshuar janë ish kryeministri Nikolla Gruveski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish kryetari i komunës të Gazi Babës Toni Trajkovski, si edhe katër persona të tjerë.

“TNT” iu shpërnda gjykatësit Ivica Stefanovski, por me orarin e ri për këtë vit ai është risistemuar në Sektorin për të mitur, për ç’arsye për këtë lëndë duhet të emërohet gjykatës i ri.

Këshilli për vlerësimin e aktakuzave pranë Gjykatës Penale të Shkupit më 17-të nëntor të vitit të kaluar e pranoi akuzën për rastin “TNT”.

“TNT” ka të bëjë me rrënimin e kompleksit “Kosmos” të biznesmenit dhe kryetarit të Partisë për Ardhmëri Evropiane Fijat Canovski.

Gjykata e Apelit më katër nëntor të vitit 2017 vendosi bisedat e përgjuara në lëndën “TNT” për rrënimin e kompleksit Kosmos të mund të shfrytëzohen si dëshmi në procedurë gjyqësore.

Prokurorët e PPS-së në seancë publike deklaruan se ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski nuk janë viktima të përgjimeve, por se ata kanë qenë pjesë e pushtetit që në mënyrë të kundërligjshme kanë përgjuar. Prokurorët pohuan se incizimet kanë vlerë dëshmuese dhe me ato nuk shkelet privatësia e të akuzuarve.

Avokatët e të akuzuarve, megjithatë, pohuan se bisedat e përgjuara janë fituar në mënyrë të kundërligjshme dhe shkelet privatësia e të akuzuarve.