ELEM-i të mos fillojë aktivitete investuese jashtë nga veprimtaria themelore, urdhëroi Qeveria
SHA ELEM të mos fillojë asnjë aktivitet investues për projekte jashtë veprimtarisë themelore, ndërsa projektet e pafilluara të mos hyjnë në programin investues për vitin 2018, vendosi Qeveria në seancën e sotme.
Qeveria, siç kumtoi, i urdhëroi kompanisë edhe të shihet mundësia për prishjen e marrëveshjeve të lidhura për të cilat nuk filluar realizimi, në rast se nuk ekzistojnë implikime financiare.