Edhe deputetja Peshevksa erdhi në Gjykatën Penale


Deputetja nga VMRO-DPMNE, Zhaklina Peshevska, u paraqit sot në Gjykatën Penale në Shkup.

Pak çaste më parë, deputeti nga e njëjta parti Johan Tarçullovski u paraqit gjithashtu në seancën gjyqsore.

Gjashtë deputetë, përfshirë Sasho Vasilevskin, Krsto Mukovskin, Ljuben Arnaudov dhe Ljupço Dimovski, dyshohen se morën pjesë në dhunën në Parlament më 27 prill, ku dhe do të paraqiten para gjyqtarit të procedime paraprake në Gjykatën Penale.

Njoftimi në Gjykatën Penale nga Kuvendi arriti dje pasi që iu dorëzua gjyqtarëve kompetent për procedurë paraprake, e cila krijoi kushtet që duhen ndjekur me propozimin e prokurorisë.

Gjashtë deputetë janë pjesë e 36 individëve që ndiqen nga Prokuroria Publike për “kërcënim terrorist ndaj rendit kushtetues dhe sigurisë” në lidhje me të enjten e përgjakshme”