Dorëhiqen nga postet e tyre zv/ministrat e ASH-së dhe sekretari shtetëror


Tre zëvendësministrat e qeverisë dhe sekretari shtetëror i Ministrisë së Drejtësisë të Aleancës për Shqiptarët kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre zyrtarisht sot në qeveri.

Elmi Aziri nga Aleanca për Shqiptarët dha këtë deklaratë dhe shtoi se kjo ka ardhur si rezultat i vendimit të partisë së tyre.

“Ne si zv/ministra dhe sekretari shtetëror i Ministrisë së Drejtëissë ne i kemi dorëzuar dorëheqjet e tona në Arkivin e Qeverisë. Pos neve do të tërhiqen edhe 8 drejtorë tjerë, pra që i bie gjithsej që të ketë 12 apo 13 funksionarë nga pozitat udhëheqëse”, tha Aziri.

Kryeministri Zoran Zaev, nuk pranoi propozimin e Aleancës për Shqiptarët që të emërojë ministër të Shëndetësisë dhe vendosi që të emërojë Venko Filipçen i cili, vjen me propozim nga LSDM-ja.