Dita e dytë e debatit për Propozim-buxhetin për vitin 2018


Në Komisionin kuvendor për financim dhe buxhet sot vazhdon debati për Propozim-ligjin për vitin 2018 që filloi dje.
Para Komisionit, Propozim-buxhetin dje e elaboroi ministri i Financave Dragan Tevdovski, i cili paralajmëroi shpenzim të parave të popullit në masa të vërteta të cilat do të kontribuojnë për përmirësimin e ekonomisë dhe jetës së qytetarëve dhe jo, siç tha në projekte të panevojshme.
“Në Propozim-buxhetin për vitin 2018 janë paraparë disa mjete për shtyllat kyçe të shoqërisë si rroga më të larta në Armatë, shëndetësi, arsim dhe përkujdes për fëmijët. Ka më shumë mjete për afrim drejt standardeve të NATO-s, për mbështetje të ndërmarrjeve vendore dhe për masa për punësim, si dhe për investime kapitale. Ndërkaq ka edhe për kthim të borxheve të marra paraprakisht dhe të obligimeve të hasura të papaguara”, theksoi Tevdovski.

Sipas ministrit, Propozim-buxheti i Republikës së Maqedonisë për vitin 2018 është reflektimi më i mirë i angazhimit të Qeverisë së re për arritjen e qëllimeve dhe prioriteteve kyçe të shoqërisë, si shkallë më të larta të rritjes së ekonomisë, rritje të punësimeve, ngritje të standardit jetësor të popullatës, arritje të nivelit më të lartë të drejtësisë sociale dhe intensifikim të proceseve integruese për në BE dhe në NATO.
Sipas shumicës parlamentare, buxheti i propozuar është qytetar, i krijuar në projeksione reale dhe me të fillon me stabilizim financiar dhe ekonomik, për opozitën është se nuk është real dhe reformues.
Debati në Komisionin për financim dhe buxhet zgjat 10 ditë pune. Rreth tekstit të propozuar janë parashtruar gjithsej 279 amendamente.