Dënohet me burg ish kryetari i Demir Kapisë


Gjykata i ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve ish-kryetarit të Demir Kapisë, Trajçe Dimitriev, për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.
Dimitriev dhe tre persona tjerë janë nën hetime pasi Policia Financiare ngriti padi penale nën dyshimet se me veprime joligjore kanë dëmtuar buxhetin e Komunës së Demir Kapisë dhe buxhetin e shtetit në vlerë prej 15.456.106 denarë.
Dimitriev së bashku me tre të dyshuarit tjerë pardje u arrestua nga Policia Financiare, ndërsa deri në marrjen e vendimit do të qëndrojë në paraburgim./Gazeta e Pavarur