Ciprasi: Për 10 vjet madje edhe ato që nuk janë dakorduar do ta kuptojnë rëndësinë e Marrëveshjes së Prespës


Madje edhe ato që tani me qëllim të mirë e kundërshtojnë, për 10 vjet apo më pak do ta kuptojnë rëndësinë e Marrëveshjes së Prespës për Greqinë, tha kryeministri grek, Aleksis Cipras në një intervistë për televizionin grek “Antena”.

“Konstatinos Micotakis ka thënë se për 10 vjet do ta harrojmë këtë çështje. Unë sot me siguri mund tu them se do mbajmë mend përgjithmonë dhe se për 10 vjet, madje edhe më pak, ato të cilët sot, me qëllim të mirë nuk dakordohen, do ta kuptojnë vlerën dhe rëndësinë e madhe historike të marrëveshjes për Greqinë”, tha Ciprasi.

Kryeministri i Greqisë, në intervistën njëorëshe të lajmeve qendrore të “Antenëas” në pjesën kushtuar Marrëveshjes të Prespës, ka folur edhe për çmimi politik, duke sqaruar se aspak nuk ka menduar për atë kur i është dhënë mundësia të zgjidhet kontesti me ermin, përkundrazi, thotë se ka pasur fat që e ka mundësinë dhe potencon se Greqia dhe Maqedonia e Veriut janë aleatë natyror.

“Vërtetë, për çështjet kritike nacionale paraardhësit e mijë kanë menduar për çmim politik? Unë në asnjë moment nuk kam menduar për këtë në momentet e mëdha dhe kritike gjatë mandatit tim katërvjeçar”, tha Ciprasi.

Si shembull e përmendi “kompromisin e vështirë” në vitin 2015 për ekonominë, por edhe se në asnjë moment nuk ka menduar kur i është dhënë” kjo mundësi e madhe historike të zgjidhet kontesti 30 vjeçar”.

“Po zgjidhet kontesti që ishte pengesë me vendin e kufirit verior, i cili ia kishte kthyer shpinën Greqisë, i cili do të ishte dhe është aleati i saj natyror, që tani na mundëson të kemi aktivitete ekonomik atje, ato të jenë partnerë tonë strategjik. Aeroplanët e aviacionit ushtarak në vend F16 turke, të jenë ato që e vëzhgojnë hapësirën e tyre ajrore. Këto janë mundësitë e mëdha të marrëveshjes që kanë rëndësi kombëtare dhe me vlera patriotike, që kisha fat, sepse mu dha mundësia, ta bëjë këtë”. Nëse kryeministrat tjerë e kanë këtë mundësi, do ta bënin këtë”, sqaroi kryeministri grek transmeton MIA.

Në komentin e gazetarit se shumica vlerësojnë njëjtë si në vitin 2015, ashtu edhe për Marrëveshjen e Prespës, Qeveria është dashur ta pyes popullin,Aleksis Cipras u përgjigj me pyetje: “Do të mbajmë ne referendum për atë si do të quhen fqinjët tonë?”.