Boshnjakovski: Vazhdojnë bisedimet për zgjerimin e qeverisë
Zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski më në fund tha disa fjalë rreth rekonstruimin e kabinetit qeveritar. Nën institimin e gazetarëve, Boshnjakovski tha se vendet e zbrazëta në disa dikastere të qeverisë, përfshi edhe Ministrinë e Drejtësisë, do të mbeten të tilla deri në përfundimin e bisedimeve për zgjerimin e koalicionit qeverisës. Ai shtoi se në këtë kontekst bisedime ekzistojnë por tani për tani asgjë konkrete nuk ka.
“Nuk mund të përmend data specifike, ajo që mund të paralajmëroj është se bisedimet, përkatësisht zgjerimi i koalicionit qeverisës, po rrjedh”,- theksoi zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.
Në lidhje me spekulimet në opnion se ende pa filluar, sistematizimi i nëpunësve sipas Marrëveshjen e Ohrit po ballafaqohet me probleme, Boshnjakovski shtoi se Qeveria ka caktuar kuotat se në cilin institucion sa nëpunës do të shkojnë, por listën se kush ku do të nis punën ende po e harton Sekretariati për zbatimin e MO-së.
“Gjithsesi, bëhet fjalë për një procedurë, edhe pse me afate të shpejtuara, sërish është në rrjedhë. Nuk mund të ndodh brenda natës pasi bëhet fjalë për 980 persona, të cilët janë shpërndarë. Për momentin, nga kabineti i zëvendëskryeministrit Lika punon ekip i cili i kontakton dhe informon njerëzit dhe kështu vazhdon e gjithë procedura me rishpërndarjen e tyre. Më jepni edhe pak kohë do t’u japim raport të detajuar”,- theksoi zëdhënës i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.
Në lidhje me sistematizimin, rreth 1700 persona presin të sistematizohen dhe qeveria e udhëhequr nga Zëvendëskryeministri Hazbi Lika dhe Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski deklaruan se ky proçes do zhvillohet në disa etapa, ku pjesa e parë prej 958 nëpunës në grupe do të nënshkruajnë kontratat e tyre të punës dhe se pushimi për 1700 personat ka përfunduar dhe duhet të kyqen në procesin e punës.