Boshnjakovski: Takimi në Davos hap drejt zgjidhjes së çështjes së emrit


Takimi mes kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe i Greqisë, Aleksis Cipras në Davos është hap drejt zgjidhjes së kontestit të emrit, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp në zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski, njofton Portalb.mk.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve ai rikujtoi se kryeministri Zaev disa herë deri tani ka theksuar se është optimist se të dy vendet do të arrijnë të gjejnë zgjidhje për kontestin e emrit.

“Vetë takimi paraqet hap drejt zgjidhjes. Qeveria tashmë e ka filluar procesin e analizës dhe të koordinimit rreth kornizës më të re të ndërmjetësuesit Metju Nimic. Presim të ndërtojmë konsensus të gjerë nacional”, tha zëdhënësi i qeverisë, Boshnjakovski.

Në lidhje me vizitën e ndërmjetësuesit të emrit Nimic, ai tha se gjatë ditës do të mësohet data se kur do të zhvillohet.