BESA e Kasamit në mars hyn në Qeveri?!


Krahu i Bilall Kasamit bën kalkulime për hyrje në qeveri të kryeminstrit Zoran Zaev brifon për POST.mk një funksionar i lartë i BESËS.

Nga krahu i Kasamit thonë se ofertë për hyrje në “Ilidenska” ka dhe nuk do të jetë befasi nëse në mars bëhen pjesë e koalicionit qeveritar.

Hyrjen e BESËS në “Ilidenska”, ky funksionar e ndërlidh me rikonstruimin e Qeverisë që sipas informatave të tyre do të duhet të ndodhë në muajin mars.

Nga BDI janë decid se Kasami mund të bëhet pjesë e qeverisë vetëm nëse BESA shkrihet në BDI, si që dy këshilltarët e Çairit kaluan tek ta. Funksionari i integristëve thotë se ka edhe opsion të dytë për hyrjen e BESËS në Qeveri, ose nëse krahu i Kasamit i bashkëngjitet PDSH-së së Menduh Thaçit.

Paralajmërimet se Kasami po bën vend për në Qeveri, ka arritur së fundmi nga Komuna e Çairit ku krahu që mbështet liderin aktual i ndihmoi BDI-së e LSDM-së të zgjedhin kryesuesin e Këshillit. Funksionari i BESËS brifon se e mundur është që e njëjti skenar të ndodhë edhe në Tetovë dhe të zgjidhet kryetari i Këshillit. Por, shton ai për mbështetjen e Këshillit në Tetovë do të kërkojnë nga BDI-ja ndarje reale të funksioneve në pushtetin lokal.

Ndryshe, kthim të mundshëm në Qeveri paralajmëroi edhe Aleanca për shqiptarët e Ziadin Selës pasi nuk pranoi që resori i Shëndetësisë të ndërrohet me pozitën e zv/kryeministrit për reforma me çka braktisi Qeverinë. Ai hapur porositi se janë të hapur për negociata dhe për kthim në pushtet.