Benzinat lirohen për një, ndërsa dizeli për gjysmë denari


Çmimi i benzinave prej sonte në mesnatë do të ulet për një denar, ndërsa i dizelit dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri për gjysmë denari, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Në pajtim me çmimet e reja, EUROSUPER BS-95 do të shitet me çmim prej 69,5 denarë për një litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 për 71,50 den/lit. Çmimi i ri i dizelit prej sonte në mesnatë do të jetë 61,5 den/lit, ndërsa i vajit Ekstra të lehtë për amvisëri 51 den/lit.

Çmimi me pakicë i mazutit është duke u ulur për 1,914 den/kg me atë që do të shitet me çmim prej 34,167 den/kg.

Ulja i referohet çmimeve më të ulëta të derivateve të naftës në tregun botërore në periudhën shtatëditore të kaluar dhe të kursit më të lartë të denarit në raport me dollarin.