Benzina lirohet për tre denarë, dizeli për dy


Sot në mesnatë do të lirohen benzina për tre denarë, ndërsa dizeli dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri për dy denarë, vendosi sot Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE).

Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER  BS – 95 do të arrijë 66,60 denarë për litër, ndërsa 68,50 do të jetë çmimi i EUROSUPER BS-98. Një litër EURODISEL (D-E V) do të shitet për 60 denarë, ndërsa Vaji ekstra i lehtë  për amvisëri  (EL-1)  për 50 denarë.

Çmimi i mazutit M-1 HC ulet për 2,982  denarë për kilogram dhe do të jetë 32,361 denarë.

Çmimet me pakicë të derivateve mesatarisht ulen për 4,8 për qind.