BE-ja e gatshme që të kundërpërgjigjet nëse SHBA-ja vendos dogana për automjetet evropiane


Komisarja Evropiane e Tregtisë, Sesilia Malstrom deklaroi se ka “përkrahje të plotë” nga vendet anëtare të BE-së, Unioni të kundërpërgjigjet nëse presidenti amerikan Donald Tramp vendos doganë për importin e automjeteve dhe pjesëve të automjeteve nga Evropa.

Malstrom informon se ministrat evropianë të Tregtisë biseduan për marrëdhëniet tregtare të Unionit me Uashingtonin gjatë takimit të tyre të sotëm joformal në Bukuresht.

Kemi përkrahje të plot që ta bëjmë këtë, tha Malstrom.

Sipas saj, ekziston shqetësim rreth “aspekteve të caktuara të politikës ekonomike që e zbaton Administrata amerikane aktuale”.

Tramp paralajmëroi se SHBA-ja  mendon për vendosjen e doganave për importin e automjeteve nga Evropa, duke sugjeruar se vendimi përfundimtar varet nga ajo nëse të dyja palët do të arrijnë marrëveshje tregtare në muajt e ardhshëm.