Ballkani para destabilizimit?


Vetëm disa ditë pas paralajmërimit të Stejt Departamentit për destabilizim të mundshëm në Ballkan, në Mitrovicë ndodhi vrasja e funksionarit serb Oliver Ivanoviq, me çrast në mënyrë të menjëhershme pala serbe ndëpreu negociatat me Prishtinën zyrtare.

Përderisa qevertë e Kosovës, Serbisë, Maqedonisë, Greqisë dhe Bullgarisë nëpërmjet takimeve të shpeshta dhe nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian bëjnë hapa që Ballkanin prej burim të luftërave ta shëndrrojnë në burim të paqes dhe stabilitetit, në Mitrovicë nga ana e kryerësve akoma të panjohur është vrarë lideri i Iniciativës qytetare “Serbija, demokraci, drejtësi” Oliver Ivanoviq. Vrasja që tronditi Ballkanin reflektoi edhe tek negociatat mes qeverive të Serbisë dhe Kosovës, përshkak se pala serbe vendosi të pezulloj bisedimet që duheshte tre ditë rradhazi të zhvillohen në Bruksel. Nëpërmjet kërkesës për zbulimin e menjëhershëm të organizatorëve të kësaj vepre, reagoi edhe qeveria e Shqipërisë, më saktësisht kryetari Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama, të cilët përveç që dënuan këtë vepër, me porosi që e njejta mos të bëhet pengesë për vazhdimin madje dhe thellimin e negociatave mes Serbisë dhe Kosovës, të cilët janë në fazë të ndjeshme.
Sipas mediave serbe, Oliver Ivanoviq rrugës për tek zyra e tij në Mitrovicë ishte i qëlluar prej gjashtë plumbave. Para disa ditësh Stejt Departamenti qytetarëve të saj u’a tërhoqi vëmendjen duke shkruar se ditëve në vijim ekziston rrezik të lartë për sulme të mundshme teroriste në Kosovë sidomos në pjesën ku dhe pikërisht ndodhi vrasja e Ivanoviqit, Mitrovicë

“Në disa qytete dhe fshatra, si Mitrovica Veriore, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan janë të mundshme trazira qytetare”, thuhet mes tjerash në paralajmërimin e Stejt Departamentit.

Vrasja ndodhi në moment ku në Kosovë me të madhe diskutohet çështja për eliminimin e Gjykatës Speciale, dhe për këtë shkak në opionionin ndërkombëtar lindën dyshime se vrasja faktikisht është bërë me qëllim të zhvendosjes së vëmendjes së SHBA-së e cila bashkë me BE-në u shprehën kundër çaktivizimin e Gjykatës Speciale në Kosovë. Gjithësej 43 deputetë në Kosovë në dhejtor të vitit të kaluar në kuadër të Kuvendit ngritën inciativë për çaktivizimin e Gjykatës Speciale dhe kërkuan që të gjithë deputetët tjerë të votojnë këtë nismë. Si arsye e kësaj nisme, 43 deputetët theksuan se përveç që bëhet fjalë për integritetin dhe imazhin e ish-luftëtarëve të UÇK-së, bëhet fjalë edhe për integritetin moral dhe luftarak të themeleve mbi të cilët është ndërtuar dhe vet shteti i Kosovës.
Disa orë pas vrasjes pësoi reagimi i kryetarit serb Aleksandar Vuçiq i cili vrasjen e vlerësoi si akt terorist dhe kërkoi kyçjen edhe të palës serbe në hetim. Vuçiq edhe përkundër paralajmërimit të qeverisë kosovare, tha se do ta vizitoj së shpejti Kosovën ku do të realizoj takim me përfaqësues të pakicës serbe për të biseduar rreth problemeve të tyre në Kosovë. Kryetari serb njëkohësisht nga pakica serbe kërkoi të ruajnë gjakftohtësinë dhe të jenë të vëmendshëm ditëve në vijim.


Vrasja e Ivanoviqit u dënua edhe nga Bashkimi Evropian. Zëdhënësja e BE-së Kocijanciq tha se BE nga qeveria kosovare pret zbardhje imediate të rastit.

“Nga qeveria e Kosovës presim që mos të kursej mjete në gjetjen e autorëve të vrasjes dhe pas asnjë anulim të njejtët të ballafaqohen me drejtësin. Në kuadër të mandatit të saj EULEKS qeverisë së Kosovës t’ia ofroj tërë përkrahjen e saj. Deri tek të gjitha palët apelojmë që ti japin hapësirë dhe ligji të thotë fjalën e fundit”, deklaroi Kocijançiq.
Por vallë varsja e Ivanoviqit ka potencijal që Ballkanin ta rikthej nga rruga euroatlantike në kohët e saj të errëta dhe luftërave? Analisti dhe eksperti për çështje të sigurisë, Bllagoja Markovski për “Nezavisen Vesnik” tha se vrasja është dëshmi që tregon se Kosova po e paguan çmimin e demokratizimit dhe se vrasja negativisht do të ndikoj në marrëdhëniet mes dy shteteve, por Markovski nuk pret eksalim të situatës edhe në shtetet tjera të Ballkanit.

“Ajo që ndodhi me Ivanoviqin është dëshmi e gjendjeve në Kosovë në aspektin që strukturat shtetërore ose Kosova si shtet i pavarur akoma vuan nga sëmundjet e hershme të organizimit dhe demokratizimit të saj. Prej këtu, këto ngjarje mund të ndodhin, nuk janë të papritur, dhe të njejtat nuk do të ndikojnë pozitivisht në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Nga ana tjetër, kjo ngjarje kërkon mobilizim të strukturave të sigurisë të shteteve përreth Kosovës dhe Serbisë, dhe këtu mendoj edhe për Maqedoninë. Nuk pres që gjendja e krizës në Kosovë në mënyrë të drejtpërdrejtë të ndikoj në Maqedoni, por për çdo rast Maqedonia duhet të mobilizohet, të ndjek hapat e udhëheqësisë së Kosovës dhe Serbisë dhe të qëndrojë në gjendje gatishmërie”, deklaroi Markovski.

Blerim Ismaili