Aplikacionin ,,TVSH-ja ime” deri më tani e kanë marrë 58 mijë shfrytëzues, kthimi i TVSH-së rreth 120 mijë euro


Gjithsej 57.973 shfrytëzues e kanë marrë aplikacionin TVSH-jaIME nga ueb faqja e DAP-it që nga promocioni i saj më 1 korrik në konkludim me ditën e sotme. Me këtë rast,për periudhën e njëjtë janë lexuar gjithsej 433.204 fatura për qarkullimin e realizuar në vlerë prej rreth 240.978.000 denarë, me rreth 7 milionë denarë kthim të TVSH-së ose afër 120 mijë euro.

Siç theksoi drejtoresha e DAP-it, Sanja Lukarevska në takimin e sotëm me gazetarët, masa tani më i jep efektet e para të dëshiruara nga zbatimi i tij lidhur me dhënien e faturave fiskale dhe përballjen me ekonominë gri.

Problemi i vetëm, shtoi ajo, për momentin rreth zbatimit të aplikacionit është që atë nuk mund ta marrin shfrytëzuesit e “ajfon” telefonëve.Lidhur me këtë, ajo sqaroi se që nga 25 maji i këtij viti nga ana e DAP-it është konstatuar përfaqësi e “Epëll stor” për të kërkuar leje që ky aplikacion të vendoset në sajtin e tyre.

Ankesa nga qytetarët deri tek DAP ka pasur edhe për bar-kodet e paqarta të faturave për çka është vështirësuar ose ishte e pamundur leximi i tyre në aplikacionin e telefonave celularë.

Nga DAP theksojnë se ditëve të fundit kanë pranuar edhe një numër të madh të qytetarëve në linjën 198 për paraqitje të parregullsive për atë ku nuk u japin fatura fiskale.Për këto denoncime nga DAP paralajmëruan se do të dërgohen në terren ekipet e tyre që të kryhet kontroll në punën atyre subjekteve.