Anëtarët e KSHZ-së sot do të japin deklaratë solemne


Deklarata solemne në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot do të japin anëtarët e sapozgjedhur të përbërjes së përkohshme të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), e cila duhet ta organizojë referendumin për emrin.
 Për anëtarët e KSHZ-së, votuan deputetët e të gjitha partive, ndërsa seanca u mbajt pas zhbllokimit të procesit të takimit të liderëve të hënën e kaluar. Partitë u dakorkuan që përbërja e përkohshme e KSHZ-së të zgjidhet përmes modelit të vjetër gjegjësisht me anëtarët e propozuar nga partitë me më së shumti vota të fituara në zgjedhjet e fundit.
Kryetari i Komisionit, Oliver Derkovski në një deklaratë për MIA-n të premten tha se aktivitetet e para të Komisionit do të jenë konstituimi i tij dhe më pas edhe zbatimi i referendumit për emrin. Derkoski, i cili në krye të komisionit vjen në propozim të VMRO-DPMNE-së opozitare, thotë se anëtarët e KSHZ-së në këtë situatë nuk mund të ndërmarrin qëndrime politike, por duhet t’i respektojnë ligjet dhe Kushtetutën.
 Lidhur me aktivitetet për referendum, Derskoski thotë se në pajtim me Ligjin për referendum, propozuesi i autorizuar, në këtë rast Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, duhet të marrë vendim për referendum dhe më pas në mënyrë operative KSHZ-ja në pajtim me nenin 31 nga Ligji për referendum t’i ndërmarrë kompetencat e veta rreth organizimit dhe përgatitjeve teknike të vetë referendumit, gjegjësisht zbatimit të vendimit.
Derkovski tha se, pa dallim se vjen nga VMRO-DPMNE-ja, ai dhe të gjithë anëtarët tjerë të KSHZ-së janë anëtarë të organit shtetëror që ka detyra, autorizime dhe kompetenca të caktuara.
“Qëndrime politike në këtë moment dhe në këtë situatë nuk mund të ndërmarrim, sepse duhet t’i respektojmë rregullat pozitive ligjore dhe Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë”, tha Derkoski.
Nënkryetare e KSHZ-së është Ditmire Shehu e propozuar nga KSHZ-ja, Elizabeta Popovska nga VMRO-DPMNE-ja, Janakie Vitanovsi, Boris Kondarko dhe Radica Risteska nga LSMD-ja, si dhe Enver Saliu nga Lëvizja BESA janë anëtarë e trupit më të lartë zgjedhor në shtet.
Anëtarët e KSHZ-së fillimisht është dashur që deklarata solemne të japin të premten, por për shkak të aktiviteteve të kryetarit të Kuvendit ato janë shtyrë për sot./mia