Ambasadorët e shteteve të Vishegradit: Maqedonia të marrë datë për fillimin e negociatave

Ambasadorët e shteteve të grupit të Vishegradit të përbërë nga Hungaria, Çekia, Sllovakia dhe Polonia, përshëndetën marrëveshjen e arritur mes Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit, dhe urojnë që përfundimish, Maqedonia të marrë datë për nisjen e negociatave për antarësim në BE.
Ambasadori i Sllovakisë në Maqedoni, Henrik Markush tha se Maqedonia qëmoti ka meritur të jetë pjesë e BE-së, por rrethanat politike e kanë ndaluar atë. Tani që problemi më i madh i Maqedonisë është menjanuar. Markush nuk deshi që të komentojë vetë aktin e marrëveshjes pasi thanë se është një temë e ndjeshme, por siguruan se me ose pa marrëveshjen, Maqedonia duhet të vazhdojë rrugëtimin drejt BE-së.

Henrik Markush, ambasador i Sllovakisë

“Presim lajme të mira javën e ardhshme, Maqedonia t’i fillojë bisedimet me BE-në. Do të ndihmojmë aq sa mundemi sepse vendi duhet të bëhet anëtar i plotfuqishëm sa më shpejtë, ndërsa marrëveshja me Greqinë është vetëm inkurajim shtesë dhe i fuqishëm në këtë drejtim. Hapja e bisedimeve duhet të vazhdojë në çdo rast edhe pse Marrëveshja me Greqinë jep kontribut shtesë dhe të madh në këtë drejtim. Na vjen keq që procesi i bisedimeve nuk filloi para shumë viteve. Tani është koha mëse e përshtatshme dhe zgjidhja është e qartë “

Sipas Duks, marrëveshja ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë është çështje shumë e ndjeshme prandaj vetëm qytetarët dhe politikanët e vendorë, kanë të drejtë ta komentojnë aktin e marrëveshjes dhe përmbajtjen.

Laslo Duks, ambasador i Hungrarisë

“Procesi i integrimit të Maqedonisë në BE ka zgjatur shumë. Për fat të keq, çështja e emrit po e mbante pezull fillimin e negociatave për antarësim në BE, por edhe ftesën për antarësim në NATO. Prandaj tani vërtetë shpresoj që procesi do të shkojë para. Sa i përket vetë marrëveshjes si e tillë, qytetarët dhe politikëbërësit e brendshëm janë ata që duhet të vendosin nëse duan ta komentojnë”

Ambasadorët e grupit të Vishegradit i dhanë qëndrimet e tyre gjatë konferencës në të cilën u njoftua se presidenca e grupit të Vishegradit, nga 1 korriku do ti takojë Sllovakisë, e cila do të udhëheqë me grupin e Vishegradit për 12 muajt e ardhshëm. Deri këtë datë presidencën e ka Hungaria./Gazeta Express/