Aleanca për Shqiptarët uron Stevo Pendarovskin
Aleanca për Shqiptarët uron zgjedhjen e Stevo Pendarovskit për president të vendit.
“Falënderojmë qytetarët që shprehën Sovranitetin në format e tyre. Urojmë Stevo Pendarovskin!”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.
Sipas saj, Demokracia është vullnet shumicë në duart e sovranit, e tillë ishte edhe zgjedhja e djeshme e Presidentit të shtetit.
“Ne urojmë të gjithë qytetarët që shprehën sovranitetine tyre, gjithsecili në formën e vet. Në fund të fundit kjo është demokracia. Ndërsa z. Pendarovski i urojmë zgjedhjen për President të RMV. Urojmë që ky institucion të frymojë në frymën e realitetit etnik që ka RMV dhe ti jepen fund njëherë e përgjithmonë praktikave të deritanishme.”, thuhet në kumtesën e Aleancës për Shqiptarët.