Aksident komunikacioni në Ohër, lëndohet rëndë një person


Me 20.11.2018 në ora 00.35 në udhëkryqin midis rrugës “7 nëntori” dhe bulevardit “Rilindasit Maqedonas” në Ohër, vetura e tipit “Mercedes” me targa nga Ohri, e drejtuar nga M.M.(41) nga Ohri e ka goditur një biçikletë e drejtuar nga A.H.(48) nga Ohri, transmeton Almakos.

Pas aksidentit është lënduar rëndë A.H. dhe ai me veturën e Ndihmës së shpejtë është dërguar në spitalin ‘Shën Erazmo’ në Ohër, dhe pastaj në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.

Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Ohër.