A po i çelet rrugë rikonstruimit qeveritar, atë që e paralajmëroi Zaev?!


Kryeministri Zoran Zaev në një intervistë tij kohë më parë kishte paralajmëruar ndryshime kadrovike në pranverë, me këtë pra edhe rikonstruim qeveritar.

“Do të pasojnë ndryshime kadrovike. Nuk dua askush të humb shansin. Nëse jo për vendin e parë, ndoshta për të dytin, tretin, katërtin…Rekapitullimi do të ndodhë pas dhjetë muajve nga startimi i Qeverisë, në pranverë ku një pjese të tyre do t’u falënderohemi. Nuk kemi shumë kohë, ndërsa qytetarët presin rezultate. Kjo mund të shkaktojë edhe rikonstruim. Mund të ketë ndërrim të drejtorëve, por edhe ministrave, sekretarëve shtetëror…”, kishte thënë Zaev.

Ministri i Drejtësisë Bilen Saliji ka dhënë dorëheqje nga posti i tij për arsye të rastit të Almirit të vogël, si një akt moral, pas rikualifikimit të lëndës lidhur me rastin e fëmijës.

“Ndjej që ky besim është i lëkundur në opinion por edhe tek unë me vendim të prokurorit republikan që rikualifikoj aktakuzën në rastin e Almirit të vogël. Ky vendim kontrovers tani më u kontestua edhe nga katër prokurorët republikan që informuan opinionin me qëndrimet e tyre”, ka thënë Saliji.

Kryeministri Zaev poashtu tha ditë më parë se fillojnë bisedimet për rritjen e shumicës parlamentare, transmeton Medial.mk. “Me siguri do të bisedojmë me gjitha partitë politike opozitare, përveç me VMRO-DPMNE-në”, ka thënë Zaev.

Rikonstrumi i qeverisë dhe ndryshimet eventuale në resore, siç tha ai, “do të jenë marrëveshjet me partitë politike dhe deputetët që do të pranonin programin qeveritar për hyrje në shumicën parlamentare”.

Por, si do të ndodhë ky rikonstruim dhe nëse do preken edhe ministrat tjerë të partnerëve të koalicionit pritet të shihet ditëve dhe javëve në vijim.

/Medial.mk/