Zhernovski: Tani jemi më afër nga kurdo qoftë që t’i fillojmë bisedimet inkuadruese me BE-në


Si pjesë e kontinentit evropian, ne bëjmë pjesë natyrshëm dhe gravitojmë drejt Bashkimit Evropian. Bashkimi Evropian është prioritet strategjik për Maqedoninë e Veriut nga pavarësia e saj dhe tani jemi më afër nga kurdo qoftë deri më tani që t’i fillojmë bisedimet për aderim.

Këtë e theksoi zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Andrej Zhernovski, dje në Bratisllavë në panel diskutimin “E ardhmja e konvergjencës dhe zgjerimit” në kuadër të konferencës dyditore “15 vjetori i zgjerimit të BE-së në vitin 2004″: Duke shikuar prapa, duke shikuar përpara”, organizuar nga Qendra politike dhe strategjike evropiane dhe Drejtoria për çështje ekonomike dhe financiare (DG ECFIN).

Siç kumtoi MPJ-ja, ai është përqendruar në përfitimet nga procesi i aderimit të Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian për qytetarët, bizneset dhe shoqërinë civile. Në këtë drejtim, e ka theksuar zgjidhjen e kontesteve dypalëshe me Bullgarinë dhe Greqinë si parakusht, beneficione ekonomike nga stabilizimi i vendit, por edhe nga anëtarësimi në BE si dhe rritja e investimeve të drejtpërdrejta të huaja.

“Kemi arritur aq shumë, e kemi përforcuar kohezivitetin multietnik në shoqëri, e kemi riafirmuar besimin në vend, besimin në institucione, ndërsa ka edhe ndryshim të kulturës politike për bartje inkluzive të ligjeve, së bashku me opozitën dhe shoqërinë civile”, theksoi Zhernovski.

Në fjalimin e tij, zëvendësministri Zhernovski ka folur edhe për proceset reformuese të ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Veriut.

Ai e sqaroi shkurt edhe Planin 3-6-9 dhe Planin 18, si dhe arritjet në reformat në gjyqësor, në shërbimet e sigurisë dhe të inteligjencës, luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe reformën në administratë publike.

Zhernovski u përqendrua edhe në rolin e BE-së dhe të vendeve-anëtare në përshpejtim të procesit të integrimit të vendeve nga Ballkani Perëndimor, duke theksuar se Qeveria punon në mënyrë të angazhuar dhe pret që orvatjet të pranohen me datë për fillim të bisedimeve. Ai ka theksuar, shtohet në kumtesë, në rëndësinë e vendimit pozitiv të Këshillit të Bashkimit Evropian, si për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për gjithë rajonin.

“Si asnjëherë më parë, jemi të gatshëm të hyjmë në fazën e ardhshme, ndërsa ky është fillim i bisedimeve për aderim, konkludoi Zhernovski”, qëndron në kumtesë.