Zhbogar: Opozita maqedonase të kthehet në Kuvend


Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Samuel Zhbogar i ka bërë thirrje opozitës që të kthehet në Kuvend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, reformat kërkojnë dialog të vazhdueshëm ndërmjet të gjithë segmenteve të shoqërisë, prandaj opozita duhet të merr pjesë në votimin e ligjeve dhe në lëvizjet drejt Evropës.

Zhbogar shtoi se në periudhën që vjen pritet zbatimi i marrëveshjes së Përzhinos dhe zbatimi i reformave.