Zhbogar: Duhet të besohet në optimizmin e Zaev dhe Cipras


Takimi i kryeministrit Zoran Zaev dhe Aleksis Ciparis është lajm i mirë për shkak se vetëm përmes dialogut mundet të zgjidhen problemet dhe çështjet e hapura, vlerësoi ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar.

‘Në muajt e fundit dy qeveritë, ajo e Maqedonisë dhe ajo greke, me të vërtet zhvilluan dialog intensiv me qëllim që të munden të krijojnë atmosferë e cila do sjellë deri te zgjidhja dhe me sa duket nga takimi i mbrëmshëm mes dy kryeministrave është themel për mirëkuptim, i cili do jetë në dobi jo vetëm të dy vendeve por edhe për për gjithë rajonin dhe gjithë Evropën’, deklaroi euro ambasadori Samuel Zhbogar.

I pyetur nëse ai është optimist se problemi do të zgjidhet deri në qershor dhe Maqedonia do marrë datën për fillimin e negociatave me BE-në, Zhbogar tha se duhet të besohet në optimizmin e dy kryeministrave dhe qeverive të dy vendeve. Zhbogar shtoi se 6 muajt e ardhshëm do të jenë shumë intensive mes BE-së dhe vendeve të ballkanit perëndimor.