Zëvendëskryeministri Osmani i dënoi kërcënimet ndaj kryetarit të SHGM-së


Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot i dënoi ofendimet, të cilat një funksionar i BDI-së në një intervistë i ka drejtuar ndaj kryetarit të Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani.

“Vullneti ynë është që të krijojmë kornizë ligjore, që të munden gazetarët ta kryejnë lirshëm punën e tyre dhe vullnet politik që të dënojmë dhe t’u ndihmojmë gazetarëve në realizimin e detyrave të tyre”, theksoi sot Osmani duke u përgjigjur në pyetjen pse deri më tani nuk është sanksionuar anëtari i tyre, i cili dërgoi kërcënime ndaj kryetarit të SHGM-së, Selmani.

Shtoi se këtë e bëjnë pa asnjë mëdyshje ose mbrojtje të cilit do kujt, duke përfshirë edhe ndonjë përfaqësues më të lartë të ndonjë partie politike.

“Këtë e bëjmë pa kurrfarë mëdyshje ose mbrojtje të cilit do kujt, duke përfshirë edhe ndonjë përfaqësues më të lartë të ndonjë partie politike, kështu që nuk kemi dilemë në këtë pjesë”, tha Osmani dhe potencoi se nuk guxojnë ta ndërmarrin rolin e organeve hetuese që të mund të dënojnë dikë.