Zaevi po e pret Selën, rokadë të ministrive, ja kush çka përfiton


Kryeministri Zoran Zaev po e pret kreun e ASH, Ziadin Sela të kthehet nga Amerika dhe të finalizohet gjithçka sa i përket ndarjes së resorëve ministror dhe finalizimin e pazarllëqeve se kush çka do të marrë për të qeverisur. Kjo pasi që Shëndetësinë ku ishte Arben Taravari e kërkon LSDM, ku pritet të ulet një kuadër i saj nga Qendra Klinike e Shkupit, informon INA.

Ndërsa në këmbim, Aleanca për Shqiptarët do të përfitojë Ministrinë e Drejtësisë ose Ministrinë e Arsimit. Por në lojë është edhe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Zërat për këto ndryshime janë paralajmëruar edhe nga javorja Fokus, e cila ka lansuar disa kalkulime.