Zaev: Zgjidhja e emrit është mirë për Maqedoninë, Greqinë dhe për BE-në


Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev sot në Sofje deklaroi se pret që kontesti për emrin me Greqinë së shpejti të zgjidhet dhe se kjo do të ishte mirë edhe për Shkupin edhe për Athinën por edhe për BE-në.

Zaev konsideron se tani janë shanset më të mëdha që ky problem shumëvjeçar përfundimisht të zgjidhet, me ç’rast do ta hapte edhe rrugën e Maqedonisë drejt BE-së. Megjithatë, theksoi, ky problem zgjatë mbi 25 vjet dhe se nëse do të ishte i lehtë për t’u zgjidhur, dikush do ta kishte zgjidhur deri më tani.

“Jam i bindur se problemi mund të zgjidhet për të mirën e Greqisë, Maqedonisë dhe të BE-së. Qëllimi është deri në qershor të marrim datë për fillim të bisedimeve me BE-në. Kjo nuk domethënë se nuk mund ta zgjidhim edhe në mars. Sa më shpejt aq më mirë”, vlerësoi Zaev, i cili në Sofje mori pjesë në takimin e liderëve nga Ballkani Perëndimor me Kryetarin e Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker.

Në pyetjen e gazetarëve për protestat në Shkup kundër negociatave për emrin me Greqinë dhe Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, Zaev tha se “Maqedonia është vend demokratik, çdokush ka të drejtë të protestojë, por se Qeveria duhet të kujdeset për perspektivat e mira të qytetarëve”.

Në pyetjen e gazetarëve për protestat në Shkup kundër negociatave për emrin me Greqinë dhe Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, Zaev tha se “Maqedonia është vend demokratik, secili ka të drejtë të protestojë, por se Qeveria duhet të kujdeset për perspektivat e mira të të gjithë qytetarëve”.

Në lidhje me perspektivën evropiane të Maqedonisë dhe të vendeve të tjera të rajonit, kryeministri i Maqedonisë tha se vendet anëtare të BE-së nuk duhet të frikësohen nga Ballkani, përkundrazi mund të përfitojnë nga zgjerimi i Bashkimit Evropian.

“Vendet e Ballkanit kanë vlera evropiane dhe mund të jenë partner i mirë i vendeve anëtare të BE-së”, tha Zaev dhe u shpreh i kënaqur nga angazhimi i përforcuar i Brukselit në rajon dhe nga mjetet të cilat i ndajnë për vendet e Ballkanit Perëndimor.