Zaev: Vendimi i modelit të ri zgjedhor do të merret me konsensus


Kryeministri Zoran Zaev thotë se si Qeveri dhe si parti janë të gatshëm për ndryshime në kodin zgjedhor dhe se për ato janë të pranueshme edhe të dyja modelet – një njësi zgjedhore apo lista të hapura, Të dyja modelet, konsideron kryeministri nuk mund të kombinohen. Për atë se si do të jetë vendimi, potencoi Zaevi, do të vendoset me konsensus.

“Është shumë i rëndësishëm ndikimi i partive të vogla, sepse mund të ulemi ne më të mëdhatë të dakordojmë diçka që absolutisht do t’i majorizojë partitë më të vogla, dhe kjo nuk është mirë. Partinë që e udhëheq  është për modele të cilat do ta avancojnë demokracinë në shtet. Për këtë shkak jemi për një njësi zgjedhore, ndërsa mund të mendojmë edhe për lista të hapura, gjegjësisht do të mbështetnim edhe lista të hapura”, tha Zaevi në presit pas konferencës “Drejt konceptit për një shoqëri dhe interkulturalizëm”.

Premtimi para zgjedhjeve, shtoi kryeministri, ka qenë për një njësi zgjedhore, për shkak të së cilës besojnë se vlera e votës bëhet më dominante, nuk humben votat diku.

“Ka ndodhur parti politike apo lista të kenë 30.000 – 40.000 vota, ndërsa asnjë deputet të mos e marrin. ne angazhohemi të maksimalizohen ato vota përmes një njësie zgjedhore, edhe pse LSDM me siguri si parti e parë më së shumti do të humbasë, pastaj partia e dytë, madje e treta…Por, fitoni demokraci dhe fitojnë qytetarët tanë. Një njësi zgjedhore  me 120 emra në listë dhe të hapura askund nuk zbatohet. Ose një njësi zgjedhore ose lista të hapura. Ne mbështesim dhe i inkurajojmë të gjitha partitë të bëjnë një hap drejt demokracisë në procesin zgjedhor”, tha Zaevi.

Potencoi se marrja e vendimit do të jetë me konsensus, sepse tradita deri më tani tregon se ndryshimi i modeleve zgjedhore në histori është bërë me konsensus.