Zaev: Të rinjtë janë forca e shoqërisë tonë të përbashkët


 Kryeministri Zoran Zaev sot përmes rrjetit social Fejsbuk të gjithë të rinjve në Republikën e Maqedonisë së Veriut ua uroi Ditën ndërkombëtare të rinisë – 12 Gushtin!.

“Të rinjtë janë forca e shoqërisë tonë të përbashkët, që të zhvillohet në frymën e vlerave evropiane dhe për të vazhduar përpara me integrimet në BE dhe në NATO. Perspektivat për avancim, zhvillim në karrierë dhe standard cilësor jetësor të të rinjve këtu, në vendin tonë të bukur, janë synimi ynë i përbashkët dhe së bashku punojmë për ta realizuar këtë”, thekson Zaev në urim.