Zaev sjell lajmin e mirë: NATO ka vendosur në rend dite ftesën për Maqedoninë


Në fjalimin përmbyllës para ratifikimit të marrëveshjes me Greqinë, kryeministri Zoran Zaev nga foltorja e Kuvendit njoftoi se Këshilli i NATO-s ka votuar që si pikë e rendit të ditës në samitin e radhës të jetë zgjerimi i Aleancës dhe dërgimi i ftesës për anëtarësimin e Maqedonisë, transmeton Tv SHENJA.