Zaev: Shpresojmë në zgjidhjen e emrit deri në samitin e NATO-s


Maqedonia shpreson se deri në samitin e NATO-s në korrik do të gjendet zgjidhje për kontestin e emrit me Greqinë rreth emrit kushtetues, ka thënë kryeministri Zoran Zaev në intervistën për radiostacionin austriak ORF të cilën e transmeton Rojters.

“Besoj se do të arrijmë me sukses të përfundojmë negociatat deri në samitin e NATO-s në korrik”, ka thënë Zaev, transmeton Medial.mk.

Samiti i NATO-s është caktuar më 11 dhe 12 korrik në Bruksel.