Zaev pyetet për paditë ndaj funksionarëve të BDI-së, ja si përgjigjet kryeministri

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Syria Rashidi, gjatë seancës së sotme për pyetje të deputetëve, ka pyetur kryeministrin Zoran Zaev për fatin e padive të cilat ai si lider i opozitës së dikurshme kishte ngritur ndaj funksionarëve të lartë të BDI-së, ministra në Qeverinë e mëparshme. Zaev tha se me rastet merren institucionet, ndërsa Rashidi e akuzoi se ka zgjedhur qetësinë në koalicion në kurriz të luftës kundër korrupsionit.

“Një do tu them, ne nuk kemi tërhequr padi penale e cila është dorëzuar nga ne për asnjë. Denoncimet janë paraqitur dhe një pjesë e tyre janë procesuar, një pjesë kanë marë përgjigje ku ka vepër dhe ku nuk ka vepër penale,N n pjesën e vetë instituconeve, hetimet apo procedurat para hetimore dëshmon se nuk ka vepra ose të ngjashme”, deklaroi kryeministri Zaev, raporton SHENJA.
Deputeti Rashidi i tha kryeministrit se në rastin konkret ata kanë qenë palë që kanë padit dhe do të ishte e udhës të ketë informacione se deri ku kanë arritur ato, deri ku shkon procesuimi.
“Mirëpo, unë u kuptoj fort mirë, e kuptoj hallin dhe dilemën që keni. Ju jeni nën një presion për ta çuar deri në fund betejën siç keni premtuar, të luftës ndaj krimit dhe korrupsionit të pakompromis, pavarësisht nga kush është bërë dhe kur është bërë. Nga ana tjetër dilemës për të ruajtur rehatinë apo qetësinë në shtëpinë, ndryshe thënë stabilitetin qeveritar. Për fat të keq mendoj se deri më tani jeni përcaktuar për këtë të dytë”, ka deklaruar deputeti Rashidi.