Zaev përshëndeti vendimin e anëtarëve të KSHZ-së për kthim të shpërblimeve dhe dorëheqjeve


Kryeministri Zoran Zaev e përshëndeti vendimin e anëtarëve të KSHZ-së që t’i kthejnë paratë nga shpërblimet, për shkak të kritikave në opinion, si dhe dorëheqjet e një pjese të tyre, duke e vlerësuar si akt moral.

“Bëhet fjalë për profesionist të jashtëzakonshëm, të cilët kanë pasur rol serioz në një kohë serioze dhe e përfunduan në mënyrë profesionale. Vendimi që e kanë marrë e di që është ligjor, por me siguri është joetik dhe jomoral. Unë e përshëndes aktin që e lanë parashtruar të gjithë, e ai është kthimi i parave prapa në Buxhet, ndërsa njëkohësisht kanë parashtruar edhe përgjegjësi personale si hap moral, me siguri për shkak të kritikave në opinion”, tha Zaev.

Ai vlerësoi se njëkohësisht kanë dërguar edhe mesazh serioz të sjelljes morale dhe etike që pasoi pas reagimeve në opinion, për shkak të, siç thotë, mostransparencës së vendimit që e kanë marrë dhe për shkak se paraprakisht nuk e kanë informuar opinionin për qëllimin që ta shfrytëzojnë nenin 19 që u kanë mundësuar kompensime shtesë.

I pyetur për rastin “Ryshfet” dhe për atë se pse nuk dëshiron me ndihmën e përmbajtjes së xhirimit të dëshmojë se nuk ka marrë ryshfet, kryeministri Zaev tha se pikërisht e kundërta, dëshiron që të publikohet gjithë xhirimi.

Lidhur me përzgjedhjen e ministrit të ri të Shëndetësisë, e përsëriti qëndrimin se janë në pyetje ditë kur së bashku me partnerët e koalicionit do të merret vendim si për këtë vend, ashtu edhe për plotësimin ne vendit të zbrazët ministër pa dikaster, respektivisht zëvendësministër i Arsimit.

Konfirmoi se partia e Vejsel Memedit RDK, do të mbetet në koalicionin qeveritar dhe e vlerësoi si spekulim atë që flitet për deputetin Memedi, me të cilin, siç tha, ka bashkëpunim të shkëlqyer dhe pret që ajo të vazhdojë edhe më tej.