Zaev për PSP: Zgjidhje e mençur në të cilën politikanët nuk do të vendosin për lëndët gjyqësore


Në ligjin për prokurori publike që e propozojmë  është menduar  prokurori publik shtetëror të formojë ekip  të prokurorëve publik nga vetë prokuroria publike, prokuroria publike shtetërore me përvojë  më të madhe se 15 vjet,  të cilat do të bëjnë sistemim  të vetë lëndëve dhe vetë  prokurori publik do të konfirmojë nëse ka ose jo dëshmi, nëse vazhdon ose nuk vazhdon procedura.

Këtë e deklaroi kryeministri Zoran Zaev  duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve para fillimit të tryezës së sotme të rrumubllakët “Sfidat ekonomike dhe efektet e integrimeve euroatlantike”.

“Kjo është zgjidhje e mençur ku politikanët nuk vendosin  se çka të bëjnë me të ardhmen e lëndëve,  por vendosin  prokurorët dhe gjykatësit. Dhe ky është sistem juridik. Dhe atë i ri”, tha Zaev.

Në pyetjen e gazetarëve Zaev u përgjigj se personalisht nuk ka dëgjuar  se çka ka thënë lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe nuk i ka të gjitha detajet por, siç shtoi,  atë që e ka si informatë është se propozon  vetë prokurorët  të cilëve do t’u sistemohen  lëndët  ata të vendosin për të ardhmen e lëndëve.

“Nëse ajo është ashtu atëherë është në rregull,  ai është sistemi ynë juridik”, shtoi kryeministri Zaev.

Mickoski në emisionin e mbrëmshëm  “Otvoreno” tha se  parimi i tyre i parë është ta inkorporojnë PSP-në në korrnizat e Repartit për ndjekje të krimit dhe korrupsionit.

“E dyta kërkojmë prokurori publik të jetë në propozim të opozitës. Parimi i tretë është të mos vlejnë bombat, me çka  është deri më 30 qershor të vitit 2017 sipas Ligjit për PSP-në,  le të ketë fund,  ndërsa pas asaj të ngritet përgjegjësi pse dikush  ka vepruar  në kundërshtim me ligjet,  dikush paditës i paautorizuar  e ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare  dhe ka filluar parahetime dhe hetime, madje ka  dorëzuar akuza të caktuara dhe pse dikush nga gjykatësit i ka pranuar ato akuza”, theksoi Mickovski.

Ai shtoi se mundohet të kthehen ato akuza te paditësi i autorizuar, i cili është prokuror publik.