Zaev: Në takimin e 17 majit nuk do të ketë marrëveshje përfundimtare


Gjatë një vizite në komunën e Rosomanit, Kryeministi Zoran Zaev tha se të dhënat që publikohen për një marrëveshje përfundimtare më 17 maj, nuk janë të sakta, pasi që koha është e shkurtër.

Sipas tij, ka mbetur pjesa më thelbësore e bisedimeve, dhe ky është shkaku përse koha nuk mjafton, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Parasëgjithash, Zaev konsideron se duhet të ketë njëfarë zgjidhje, për të qenë kreativ dhe të përkushtuar, dhe se do të dëshironte që të ketë një datë për fillimin e bisedimeve.

Përndryshe, më 17 maj pritet takimi Zaev-Tsipras në Sofje, në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor. Zaev thotë se ky takim duhet të shfrytëzohet si përmbledhje e asaj që është arritur deri tani.