Zaev-Muskat: Mbështetje nga Malta për fillim të negociatave me BE-në


Malta jep mbështetje të fuqishme për Maqedoninë e Veriut për datën e fillimit të negociatave me Bashkimin Evropian në tetor, ka thënë kryeministri i Maltës Xhozef Muskat në takimin me kryeministrin Zoran Zaev, që u mbajt në Nju-Jork, me rastin e pjesëmarrjes  në Asamblenë e përgjithshme të KB-së.

Kryeministri Zaev ka folur me homologun e tij nga Malta për momentin pozitiv  të fillimit të negociatave inkuadruese të BE-së me vendin tonë, duke i marrë parasysh konkluzionet  optimiste të Këshillit në vitin 2018 dhe 2019, si dhe rezultatet që i dorëzoi Maqedonia e Veriut në planin e reformave vendore dhe të arritjes së standardeve për anëtarësim në BE. Në takim kryeministri Muskat, theksoi se Malta jep mbështetje të fuqishme dhe të tërësishme për Maqedoninë e Veriut për datë të fillimit të negociatave me BE-në në tetor”, kumtoi pres-shërbimi qeveritar.

Prej atje plotësojnë se së bashku dhe veçanërisht në mënyrë pozitive  është vlerësuar komunikimi  politik i përforcuar mes dy vendeve  pas lidhjes së marrëdhënieve diplomatike në nivel më të lartë.

Zaev dhe Muskat u pajtuan se duhet të përforcohen marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve, si dhe bashkëpunimi në arsim dh këmbim kulturor, dhe të mbështetet bashkëpunimi mes kryeqyteteve  Shkupit dhe La Valeto në drejtim të këmbimit të përvojave në fushën e infrastrukturës, mbrojtjes së mjedisit jetësor, zhvillimit ekonomik.

Është theksuar edhe se përforcimi i bashkëpunimit parlamentar bilateral është nga vlera e jashtëzakonshme për të dy vendet.

Në takim morën pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani dhe ministrat e Punëve të Jashtme dhe të Shëndetësisë Nikolla Dimitrov dhe Venko Filipçe.