Zaev: I lumtur që jam kryeministri i parë maqedonas që viziton Kosovën


Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev sot do të qëndrojë për një vizitë zyrtare njëditore në Kosovë.

Zaev fillimisht realizoi takime me homologun e tij kosovar, Ramush Haradinaj, me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi si dhe me kryetarin e Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli. Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, kryeministri i Maqedonisë do të takohet me përfaqësuesit e komunitetit të biznesit maqedonaso- kosovar.

Në delegacionin që do të udhëhiqet nga kryeministri Zaev do të jenë edhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski, ministri i Kulturës Robert Alagjozovski, si dhe ministri pa portofol përgjegjës për Diasporën, Edmond Ademi.

Vizita e Zaevit është vizita e parë zyrtare e një kryeministri të Republikës së Maqedonisë në Republikën e Kosovës.  Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev e ka komentuar vizitën e parë të tij zyrtare në Kosovë, ku është takuar me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

”Këtu jemi për të një hap më përpara, për të hapur mundësi të reja për bashkëpunim në marrëdhëniet tona. Jam i lumtur që jam kryeministri i parë i Maqedonisë që e ka vizituar Kosovën” ka shkruar Zaev në Facebook pas takimit me Haradinajn.