Zaev me dialog do t`i kthenë deputetët e VMRO-së në Parlament


Kryeministri Zoran Zaev sot prioritet u dha vendeve boshe pas dorëheqjeve në KSHZ, sesa vendeve boshe ministrore në Qeveri. Zaev sot deklaroi se para se të emërohen ministrat e ri, duhet të shqyrtohet çështja se kush do t’i zëvendëson anëtarët e deridjeshëm të KSHZ-së, transmeton Zhurnal.

Për zgjidhjen e anëtarëve të ri në KSHZ duhet 2/3 e votave në Parlament, ndërsa partia opozitare VMRO-DPMNE dje zyrtarisht tha se do të bojkoton Parlamentin. Në pyetjen se si do ta kyç opozitën në këtë proçes, e cila nuk merr pjesë në punët e Kuvendit ndërsa ka anëtar të saj në KSHZ, kryeministri Zaev tha se do të hapet debat dhe përmes dijalogut të ketë zgjidhje.

“Do të hapim debat dhe besoj se çdoherë ka mundësi përmes dijalogut të gjindet zgjidhje”, u shpreh Zaev.

Ai refuzoi të tregon nëse mbrëm ka pasur takim me partnerët e koalicionit qeveritarë. Por tha d se menjëherë sapo të ketë vendim për anëtarët e rinj në Qeveri opinioni do të njoftohet/

“E dini se ka vende të zbrazëta të deputetëve të cilët duhet të plotësohen nga KSHZ-ja. KSHZ-ja është në dorëheqje, por duhet të vazhdojë të punojë derisa Kuvendi nuk i konstaton dorëheqjet. Të gjithë këto gjëra duhet të kompletohen që të mundemi formalisht juridikisht t’i zbatojmë procedurat, duke përfshirë edhe për kompletimin e Qeverisë”, deklaroi kryeministri Zaev, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.