Zaev: Maqedonia e Veriut njihet si destinacion atraktiv për investime, ka interesim për kompani prestigjioze


Republika e Maqedonisë së Veriut njihet si destinacion atraktiv për investime dhe ekziston interes i madh nga kompani prestigjioze për të investuar, deklaruan kryeministri Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, të cilët sot në Londër morën pjesë në Forumin për Ballkanin Perëndimor “Mundësi investuese në rajonin me rritje të shpejtë” në organizim të Fajnenshëll Tajms.

“Kemi mundësi të papërsëritshme së bashku me zëvendëskryeministrin e angazhuar për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev dhe delegacionit tonë nga sektorët ekonomik sot të marrim pjesë në biznes forum që e organizon Fajnenshëll tajms në Londër dhe bashkëorganizues është BERZH-i për shqyrtim të mundësive investuese për, siç e quajnë, rajon me rritje të shpejtë, Ballkanin Perëndimor, për tërheqjen e tij për investime të drejtpërdrejta të huaja. E shfrytëzuam mundësinë e pranisë së shumë menaxherëve dhe kompanive të cilët janë të interesuar për investime në rajonin tonë që t’i prezantojmë të gjitha mundësitë që janë mjaft aktuale dhe të cilët e mbështesin rritjen dhe zhvillimin tonë”, tha kryeministri Zaev, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp.

Ai theksoi se Fajnenshëll tajms e njeh momentin e vërtetë kur vendi ynë vlen në nivel ndërkombëtar si një nga vendet që ka rritje më të madhe të Investimeve të Drejtpërdrejta të Huaja (IDH) dhe vend që tregon performanse më të mira ekonomike.

Ai shtoi se kjo është mundësi e shkëlqyeshme që kompanitë e mëdha që janë të interesuara për investime të reja në Ballkanin perëndimor ta njohin dhe ta zgjedhin vendin tonë për investime të veta të reja, dhe, siç tha, qëllimi është të rriten numrat për rritje të vendeve të punës dhe punësisë dhe të përshpejtohen shkallët e rritjes ekonomike.

Zëvendëskryeministri Angjushev theksoi se në kuadër të një muaji, pas Forumit vjenez ekonomik dhe forumit investues në organizim të BERZH-it në Bruksel, forumi investues në Londër në organizim të Fajnenshëll Tajms është ngjarja e tretë e rëndësishme, në të cilën para përfaqësuesve të kompanive të shquara u prezantuan politikat ekonomike të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së veriut, si dhe mundësitë për të investuar në vend.