Zaev: Maqedonia duhet të jetë në pakon e re për zgjerim të BE-së


Qeveria e Maqedonisë dhe BE-ja bën përpjekje të mëdha për kthimin e sërishëm të Republikës së Maqedonisë në rrugën e shpejtë drejt anëtarësimit në BE, theksoi kryeministri Zoran Zaev në debatin në Bruksel kushtuar Maqedonisë duke theksuar se rezultate ka, por edhe vullnet të pa dyshuar politik. Maqedonia, vlerëson ai, duhet të jetë në pakon e re për zgjerim, sepse kjo do ta stabilizojë dhe do të hapë perspektiva.

“Tani është koha t’i shfrytëzojmë këto përpjekje. Ne vazhdojmë të japim rezultate me përkushtim të fuqishëm dhe vullnet të pa dyshuar politik. Edhe pse ballafaqohemi me sfida serioze në kushte vendore. Duke pasur këtë parasysh, apelojmë deri te BE-ja të përgjigjet me qasje vizionare dhe të sigurojë vendim për fillim të negociatave për inkuadrim në gjysmën e parë të vitit 2018″, tha Zaev në tribunën me temë “Maqedonia pas revolucionit të larmë”. Mundësi të reja për qasje të suksesshëm në BE”, në organizim të Fondacionit Fredrih Ebert, njoftoi Kabineti i tij.

Zaev, siç kumtoi Kabineti i tij, ka theksuar se politikat qeveritare kanë për qëllim ta bindin Komisionin Evropian, si partneri ynë dhe udhëheqës për përmbushjen e qëllimit strategjik të Maqedonisë të bëhet anëtare e BE-së, ndërsa Republika e Maqedonisë është tregimi më i mirë i suksesshëm në vitin 2017, dhe si i tillë, vendi ynë mundet shumë të kontribuojë për marrëdhëniet e mira fqinjësore, bashkëpunimin rajonal, stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor dhe Evropë.

Përqendrimi kryesor në Planin 3-6-9 në periudhën e ardhshme, ka informuar Zaev, është në gjyqësi, kontroll të ndjekjes së komunikimeve, reformat në administratën publike dhe menaxhimin e mirë, si dhe sfera të tjera, gjithashtu të rëndësishme.

Nga aspekti i pritjeve nga strategjia e re për zgjerim të BE-së, kryeministri i Maqedonisë theksoi se pritjet e Maqedonisë janë se në proces do të jetë sa është e mundur më inkluziv, me hapje të mundësisë për çdo vend të avancohet sa është e mundur më shpejt në procesin e inkuadrimit, në bazë të meritave personale.

“Republika e Maqedonisë do të synojë të barazohet dhe të hyjë në grupin e udhëheqësve në këtë proces. Ne jemi në një proces të tillë më shumë se 12-të vjet. Mirë i njohim instrumentet e politikës për zgjerim. Mundemi lehtë të barazohemi. Duhet jemi në pakon. Kjo do na stabilizojë më gjatë dhe do të hapë perspektiva”, theksoi Zaev.

Pritjet nga BE-ja, sipas tij, janë fuqishëm të konfirmohet përkushtimi i zgjerimit me vendet kandidate për Ballkanin Perëndimor, siç u bë në Selanik në vitin 2003 dhe të vendoset linjë e parashikueshme kohore për inkuadrim, nëse janë përmbushur kriteret.

Nga ana e Qeverisë të Republikës së Maqedonisë, theksoi ai, ekziston përkushtim i qartë dhe i pakontestuar dhe energji për dorëzim të argumenteve.

“Rekomandimet e duhura të rezultateve janë bileta jonë, pa të cilën nuk mundemi të kërkojmë të presim vendim për fillim të negociatave për inkuadrim. Bëjmë përpjekje për vendosjen e sërishme të Republikës së Maqedonisë si partner të besueshëm për miqtë e saj ndërkombëtarë”, tha Zaev.

Zëvendëssekretari i përgjithshëm dhe drejtori politik i Shërbimit për Politika të Jashtme të KE-së Kristof Bejlar, dhe europarlamentarja dhe zëvendëskryetare e grupit Aleanca progresive e socialistëve dhe demokratëve në Parlamentin Evropian Tanja Fajon, në këtë tribunë siç theksohet në kumtesën nga shkërbimi qeveritar për informim e përmendën tregimin pozitiv të Republikës së Maqedonisë, si dhe rolin e saj dhe theksuan se presin hap pozitiv të BE-së lidhur me fillimin e negociatave për anëtarësim në BE të vendit tonë.

Zaev në debat u shoqërua edhe nga delegacioni i Maqedonisë në përbërjen e të cilit janë zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugarevski dhe sekretari i përgjithshëm i Qeverisë Dragi Rashkovski. Në tribunën e organizuar nga Fondacioni “Fridrih Ebert” morën pjesë një numër i madh i politikanëve evropian prej partive të ndryshme, përfaqësues diplomatik në Bruksel, përfaqësues të opinionit akademik dhe një numër i madh i tink-tenk organizatave të prezantuara në kryeqendrën evropiane.